Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e të riut në Shkodër/ Zbardhet dinamika e konfliktit, shpallen në kërkim 5 persona

Editor by Editor
September 22, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Vrasja e të riut në Shkodër/ Zbardhet dinamika e konfliktit, shpallen në kërkim 5 persona
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shkodrës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së djeshme ku mbeti i vrarë me armë zjarri  33-vjeçari Valter Fierza. Autoritetet kanë shpallur në kërkim pesë persona, të cilët dyshohen se kanë gisht në krimin, i cili tronditi fshatin Hot i Ri.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se këta pesë persona janë përfshirë në një konflikt të çastit, për motive të dobëta, jashtë një lokali në fshatin Hot i Ri, me vëllain e 33-vjeçarit, që mbeti viktimë.

Pas konfliktit, drejt vendit të ngjarjes është afruar me automjet Valter Fierza. Sapo ka parë automjetin, autori i dyshuar i krimit Klodian Mhilli ka qëlluar disa herë me armë zjarri kallashnikov në drejtim të 33-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje. Prej mbrëmjes së djeshme vijojnë kërkimet e policisë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Sipas dëshmive të banorëve, viktima ishte njeri i qetë dhe nuk kishte konflikte me askënd.

Previous Post

U arrestua me shapka! Njeriu që qëlloi policin në Tiranë: Unë jam komandant…

Next Post

Autobusi me nxënës bie në humnerë, 2 të vdekur e 5 të lënduar rëndë

Next Post
Autobusi me nxënës bie në humnerë, 2 të vdekur e 5 të lënduar rëndë

Autobusi me nxënës bie në humnerë, 2 të vdekur e 5 të lënduar rëndë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al