Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Vrasja e pronarit të karburantit në Sarandë: Gjykata cakton masat për dy të akuzuar

timoni.al by timoni.al
May 11, 2026
in LAJME
0
Vrasja e pronarit të karburantit në Sarandë: Gjykata cakton masat për dy të akuzuar
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Janë zhvilluar mesditën e sotme, njëra pas tjetrës, seancat për caktimin e masës së sigurimit ndaj 31-vjeçarit Kostandin Vogli dhe 50-vjeçarit Tori Ruci alias Viktor Ruci. Konflikti i pronësisë mbi një Beach-Bar në bregdetin e Bashkisë Himarë degjeneroi në sherr me sende të forta dhe më pas në vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, mbrëmjen e 7 majit në Gjashtë të Sarandës, sipas raportimit të korrespondentes së Top Channel Entjola Budo.

I pari para gjykatës doli 50-vjeçari Tori Ruci. Ai ishte ndaluar nga policia ditën e shtunë, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Moskallzim i krimit”. Gjatë seancës për verifikimin e kushteve e kritereve të zbatimit të masës, gjyqtari Mikel Hysometaj vendosi vazhdimin e zbatimit të masës “Arrest në shtëpi”, duke detyruar të dyshuarin të mos largohet nga banesa e tij në fshatin Gjashtë të Sarandës. Në aktet e para rezulton se Ruci është i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Më pas prokurorja e çështjes, Armida Kaçi, dhe gjyqtari Mikel Hysometaj u zhvendosën në spitalin “Petro Nako” të Sarandës, ku mbahet i shtruar nën masa sigurie 31-vjeçari Kostandin Vogli, i plagosur me armë zjarri në këmbë. Prokurorja ka ngritur ndaj tij tre akuza: “Moskallzim i krimit”, “Shkatërrim i pronës” kryer në bashkëpunim dhe “Kanosja” e kryer në bashkëpunim. Gjyqtari pranoi kërkesën e prokurores për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj Voglinit.

Megjithatë, Gjykata shprehu qëndrim të ndryshëm nga Prokuroria për çështjen e veshjes së faktit juridik. Sipas Gjykatës, cilësimi i duhur ligjor, deri në këto momente dhe mbi bazën e akteve të paraqitura, duhet të jetë “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, si dhe “Moskallëzim i krimit” dhe “Shkatërrimi i pronës” kryer në bashkëpunim.

Previous Post

OKB: Ndërprerja e trafikut të plehrave kimike përmes Hormuzit, bota ka vetëm disa javë para një krize humanitare

Next Post

Oficeri spanjoll ndërron jetë duke evakuuar pasagjerët nga anija me hantavirus në Tenerife; dyshohet se pësoi atak kardiak

Next Post
Oficeri spanjoll ndërron jetë duke evakuuar pasagjerët nga anija me hantavirus në Tenerife; dyshohet se pësoi atak kardiak

Oficeri spanjoll ndërron jetë duke evakuuar pasagjerët nga anija me hantavirus në Tenerife; dyshohet se pësoi atak kardiak

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al