Sunday, May 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e policit Novruz Cenalia në Fier, Prokuroria mbyll hetimet dhe çon në gjyq Asllan Mernicën

Editor by Editor
March 28, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Vrasja e policit Novruz Cenalia në Fier, Prokuroria mbyll hetimet dhe çon në gjyq Asllan Mernicën
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq Azgan Mernicën, i cili i mori jetën efektivit të policisë, Novruz Cenalia.

Nga hetimet e kryera u provua se në datën 13 Maj 2024 në fshatin Baltëz, rreth orës 13:00, Azgan Mernica ka vrarë me armë zjarri punonjësin e policisë së shtetit, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja”.

Konflikti mes tyre, dyshohet të ketë nisur për përparësinë e kalimit në një rrugë të ngushtë që ndodhej në fshatin Baltëz të Fierit, zonë në të cilën banonte familja Cenalia prej shumë vitesh. 

Efektivi i forcave “Shqiponja” ka debatuar me të riun që vinte nga një fshat tjetër, por që kalonte nëpër Baltëz. I riu zbritur ka zbritur nga automjeti i tij, ka hapur çantën ku mbante armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, e ka qëlluar duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.M. për veprat penale ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’, parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg.I dhe 291 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.689, të vitit 2024 mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, u provua se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij.

Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurirt për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit të llojit pistoletë që mbante me vete dhe ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C. duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.

Previous Post

Shkodër/ Turistët irlandezë bëjnë gjestin human, gjejnë 41 mijë euro dhe i dorëzojnë në polici

Next Post

Akuzat e rënda/ Kryemadhi: Njerëzit e Lulzim Bashës po bëjnë biznes në Ukrainë, në Holandë po e hetojnë

Next Post
Akuzat e rënda/ Kryemadhi: Njerëzit e Lulzim Bashës po bëjnë biznes në Ukrainë, në Holandë po e hetojnë

Akuzat e rënda/ Kryemadhi: Njerëzit e Lulzim Bashës po bëjnë biznes në Ukrainë, në Holandë po e hetojnë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al