Sunday, May 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Vrasja e Nikulajt: Shqipëria për ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe 4 britanikëve në Gjykatën Supreme të Londrës

timoni.al by timoni.al
May 9, 2026
in KRYESORE
0
Vrasja e Nikulajt: Shqipëria për ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe 4 britanikëve në Gjykatën Supreme të Londrës
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shteti shqiptar në bashkëpunim me prokurorinë angleze nisin një përpjekje të re për të ekstraduar katër shtetas britanikë dhe një shqiptar, të kërkuar si pjesëmarrës në vrasjen e Ardian Nikulajt në 2023. Burime nga prokuroria e Lezhës thanë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu se prokurori i çështjes, Arben Nika, ka zhvilluar së fundmi biseda me prokurorin anglez që përfaqëson interesat e Shqipërisë në këtë proces ekstradimi, ku diskutuam vijimin e betejës ligjore.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Anglisë, nga ku gjyqtari Mr Justice Swift ndaloi ekstradimin për shkak të një gabimi në firmosjen e urdhrave të ekstradimit nga ish-sekretarja e shtetit Ivete Cooper, palët ranë dakord të kërkojnë leje për apelim në Gjykatën Supreme të Anglisë. Prokuroria angleze Crown Prosecution Service (CPS) i tha Top Channel se po vepron në emër të autoriteteve shqiptare dhe ka njoftuar gjykatën për synimin për të kërkuar leje për apelim sipas nenit 114 të Aktit të Ekstradimit 2003.

Nëse Gjykata Supreme nuk jep leje për apelim, Ministria e Drejtësisë shqiptare përmes Drejtorisë për Marrëdhënie me Jashtë do të dërgojë në Londër një kërkesë ekstradimi të rifreskuar. Kjo kërkesë do të shoqërohet me garancitë e prokurorit Arben Nika që Edmond Haxhia nuk do të akuzohet për vrasje për gjakmarrje, por për vrasje me paramendim në bashkëpunim. Një garanci e ngjashme ishte firmosur më parë nga ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe do të duhet tashmë nënshkrimi i ministrit aktual Toni Gogu.

Në bisedimet midis prokurorit Nika dhe homologut britanik u diskutua edhe mundësia e lëshimit nga Shqipëria të urdhrave të rinj të arrestit për Haxhinë dhe katër shtetasit britanikë, por u konkludua se kjo ishte e pamundur pasi njëherë Gjykata e Lezhës i ka lëshuar urdhër-arrestet dhe sipas legjislacionit shqiptar ato nuk mund të lëshohen sërish.

Edmond Haxhia, i akuzuar si organizator i vrasjes, dhe anëtarët e grupit të vëzhgimit Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Steven Hunt do të qëndrojnë në paraburgimin Wandsworth në Londër, ndërsa Harriet Bridgeman është e lirë me kusht.

Previous Post

Reali përshpejton rikthimin e Mourinhos; Benfica kërkon 3 mln euro për lirimin e tij, nis kërkimin për zëvendësues

Next Post

Rriten bizneset, jo punësimi: Shërbimet dhe transporti kryesojnë ndërmarrjet pa punonjës, 51%

Next Post
Rriten bizneset, jo punësimi: Shërbimet dhe transporti kryesojnë ndërmarrjet pa punonjës, 51%

Rriten bizneset, jo punësimi: Shërbimet dhe transporti kryesojnë ndërmarrjet pa punonjës, 51%

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al