Sunday, May 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Marjola Nakolecit/ “Duroi prej vitesh dhunë fizike dhe seksuale”, motra e 36-vjeçares zbulon detaje tronditëse: E linte shtatzënë që të mos divorcoheshin! Bënte shpesh aborte

Editor by Editor
August 24, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Vrasja e Marjola Nakolecit/ “Duroi prej vitesh dhunë fizike dhe seksuale”, motra e 36-vjeçares zbulon detaje tronditëse: E linte shtatzënë që të mos divorcoheshin! Bënte shpesh aborte
0
SHARES
41
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

GREQI- Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga dëshmia e motres së 36-vjeçares shqiptare e cila u vra na bashkëshorti i saj në hyrje të pallatit ku banonin në Volos. Motra e Marjola Nakoleci ka hedhur akuza ndaj kunatit të saj se ai kishte abuzuar me 36-vjeçaren gjatë martesë. Sipas saj motra e saj duroi dhunë fizike dhe seksuale. Ajo shtoi se bashkëshorti i saj e përdhunonte dhe e linte shtatzënë, me qëllim që ta mbante robëreshë e të mos divorcohej.

“Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh”, tha ajo, duke theksuar se 40-vjeçari e kërcënoi se nëse divorcohej prej tij, ai do të bënte më keq.

Sipas saj, çifti u takua në moshë të re. Ajo theksoi se sjellja e burrit ndryshoi në mënyrë dramatike kur ata patën fëmijë.

“Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. Ai u bë abuziv, e rrihte”, tha motra e 36-vjeçares, duke folur për mediat greke. Motra e viktimës zbuloi se familja dinte për abuzimin, por nuk paraqiti asnjëherë denoncim tek autoritetet.

“Për shumë vite nuk folëm dhe është faji ynë. Sepse i thoja motrës sime të divorcohej, por ajo kishte frikë. Bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar, me para, por ajo nuk mundi të përballonte”, tha ajo.

“Ai u thoshte fëmijëve ‘qëndroni larg, mbylleni gojën’ dhe e rrihte para tyre”, shtoi motra e 36-vjeçarit.

Pas vrasjes së 36-vjeçares autori u fsheh për më shumë se 24 orë, duke u përpjekur t’i shpëtojë arrestimit. Por ditën e djeshme, ai u gjet i fshehur në barin e një parcele toke, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij, në një parking të vjetër. Dëshmitarë okularë dhe fqinjë raportuan se gjatë arrestimit ai po i bërtiste policisë se e kishte vrarë gruan e tij sepse ajo po e tradhtonte.

“I bëra mirë. Ajo e meritonte këtë. Nuk pendohem për asgjë”, dyshohet se ishin fjalët e para të vrasësit 40-vjeçar.

40-vjeçari mbante veshur rroba të ndryshme nga ato që mbante veshur gjatë vrasjes, të cilat dyshohet se i ka gjetur në kazanët e plehrave. Ndërkohë, as telefon celular dhe as thikë nuk iu gjet me vete. Nesër pritet të kryhet autopsia-autopsia e 36-vjeçares nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.

Previous Post

Guvernatorja e Bankës Qendrore Europiane: Pa emigrantët, e ardhmja e Europës është e paqartë

Next Post

EMRI/ U kap me drogë me vlerë rreth 4,500 paund, dënohet me mbi 3 vite burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

Next Post
EMRI/ U kap me drogë me vlerë rreth 4,500 paund, dënohet me mbi 3 vite burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

EMRI/ U kap me drogë me vlerë rreth 4,500 paund, dënohet me mbi 3 vite burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al