Policia britanike ka arrestuar një 26-vjeçar, i dyshuar për vrasjen e ish-ministres konservatore Ann Widdecombe, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj të enjten. Autoritetet e Policisë së Devon dhe Cornwall njoftuan se në pranga është vënë një shtetas britanik i bardhë, i dyshuar se ka lidhje me ngjarjen. 78-vjeçarja u gjet në shtëpi me plagë të rënda dhe hetimet po zhvillohen për veprën penale të vrasjes.
Policia theksoi se, në këtë fazë të hetimeve, ngjarja nuk po trajtohet si akt terrorist dhe se nuk ka ndonjë informacion që sugjerojë motive politike për krimin. Menaxhmenti i Widdecombe deklaroi se familja dhe të afërmit kanë kaluar “24 orë shumë traumatike dhe të dhimbshme”, pa dhënë detaje mbi vendin, kohën apo rrethanat e vdekjes së ish-ministrës.
Ann Widdecombe ishte një nga figurat më të njohura të politikës britanike: shërbeu për 23 vite si deputete e Partisë Konservatore, duke përfaqësuar zonën e Maidstone në Kent, dhe më vonë u bë zëdhënëse e partisë Reform UK. Lajmi i vdekjes së saj ka shkaktuar reagime të forta në skenën politike britanike.
Kryeministri Keir Starmer e cilësoi hetimin për vrasje si “një lajm tronditës” dhe tha se i dyshuari është “qartësisht një person i rrezikshëm”. Liderja e Partisë Konservatore, Kemi Badenoch, u shpreh se ishte “e tronditur” dhe përshkroi incidentin si “të tmerrshëm”.
Hetimet vazhdojnë ndërsa autoritetet britanike punojnë për të zbardhur plotësisht motivin dhe rrethanat e ngjarjes. Policia dhe organet hetimore po mbledhin prova dhe informacione për të ndriçuar se si ndodhi ngjarja dhe për të konfirmuar rolin e të arrestuarit në këtë çështje.

