Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj: policia arreston autorët, dy të tjerë shpallen në kërkim

timoni.al by timoni.al
April 22, 2026
in LAJME
0
Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj: policia arreston autorët, dy të tjerë shpallen në kërkim
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e 21.04.2026 në Memaliaj u regjistrua një ngjarje me armë zjarri ku humbi jetën shtetasi E. G., ndërsa mbeti i plagosur shtetasi D. N. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, zhvilluan hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Si rezultat i hetimeve janë vënë në pranga D. N., 25 vjeç, dhe A. K., 47 vjeç, të dy banues në Memaliaj, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjithashtu u arrestua E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Janë shpallur në kërkim D. N., 29 vjeç, dhe vëllai i tij M. N., 28 vjeç, të dy për veprat “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për rastin nisi procedim penal edhe ndaj J. K., 44 vjeç, banues në Memaliaj, për “Deklaratat e rreme përpara prokurorit”, si dhe ndaj G. Q., 49 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Kanosja”.

Hetimet tregojnë se mbrëmë kishte një konflikt fizik të çastit ku morën pjesë shtetasit D. N. (dy persona me të njëjtin inicial, njëri i arrestuar 25 vjeç dhe tjetri i shpallur në kërkim 29 vjeç), M. N., A. K., J. K., G. Q. dhe E. G. Gjatë konfliktit dyshohet se E. G. ka qëlluar me armë zjarri drejt D. N. (i arrestuar), i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Më pas dy vëllezërit e D. N. (të shpallurit në kërkim, 29 dhe 28 vjeç) dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri drejt E. G., i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital. Të dy këta shtetas janë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes dhe policia vijon punën për kapjen e tyre.

Si prova materiale u sekuestruan: pistoletë me fishek në fole (e dyshuara e përdorur për të plagosur D. N.), një krehër me fishekë, municion luftarak, dy automjete, dy motomjete, katër celularë dhe sende të tjera nga vendngjarja. Materialet procedural u referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Beleri përfundoi mirë, u zgjodh eurodeputet, Rama: Kryebashkiaku i Tiranës në paraburgim prej janari 2025, tani në gjyq

Next Post

KMSH distancohet: në kopsht predikime fetare, fëmijëve nën 6 vjeç u mësohet Kurani dhe reklamohen në rrjete sociale

Next Post
KMSH distancohet: në kopsht predikime fetare, fëmijëve nën 6 vjeç u mësohet Kurani dhe reklamohen në rrjete sociale

KMSH distancohet: në kopsht predikime fetare, fëmijëve nën 6 vjeç u mësohet Kurani dhe reklamohen në rrjete sociale

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al