Kreu i AKUK-ut në Vlorë, Flaures Shoshi, ka takuar qytetarët të cilët protestojnë për mungesën e ujit që prej katër ditësh. Shoshi ishte i shoqëruar nga drejtorin e ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, dhe deklaroi se pajisjet e nevojshme për zgjidhjen e problemit do të mbërrijnë deri në mesnatë.
Sipas tij, një shkarje e dheut dhe depërtimi i ujit kanë shkaktuar defektin e sistemit të furnizimit. Ai theksoi se tubi aktual është plastik dhe po zëvendësohet me tuba gize dhe çeliku. Shoshi e quajti këtë ndërhyrjen e tretë riparuese, duke shtuar se këtë herë po pranohen masat e nevojshme për të mos dëmtuar sistemin për shkak të presionit të lartë.
Ai shprehu mirënjohje për punonjësit që kanë punuar për 72 orë në kushte të vështira për të rikthyer furnizimin me ujë. “Na vjen keq për qytetarët që nuk po marrin furnizim dhe po punojmë pa pushim deri sa të kthehet normaliteti,” tha Shoshi.
Në të njëjtën linjë, kryetarja e Bashkisë Bruna Mersini e quajti situatën si një fatkeqësi natyrore dhe i bëri thirrje qytetarëve të mos e përdorin për motive politike. Mersini theksoi se tani është koha për zgjidhje dhe njoftoi se një avion nga Turqia do të sjellë pjesët rezervë për sistemin, duke konfirmuar mbërritjen e tyre në ora 02:30.
Ajo përmendi se zgjidhja e përkohshme po funksionon pjesërisht, duke u dhënë ujë qytetarëve përmes ujësjellësit dhe me ndihmën e 15 autobotëve të emergjencave civile që janë duke shpërndarë ujë me koli.
Ndërsa situata vazhdon të mbetet e tensionuar, autoritetet dhe stafi teknik po punojnë maksimalisht për të rikthyer furnizimin e ujit në Vlorë.














