Sunday, August 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Vlahovic drejt Besiktasit? Trajneri Italiano rrit presionin për ta pasur nën urdhërat e tij

timoni.al by timoni.al
August 9, 2026
in Lajmi Fundit
0
Vlahovic drejt Besiktasit? Trajneri Italiano rrit presionin për ta pasur nën urdhërat e tij
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dusan Vlahovic po përgatitet të vendosë për të ardhmen e tij, me Turqinë dhe veçanërisht Besiktasin që po afrohen gjithnjë e më shumë. Pas rreth një muaji e gjysmë pritjeje dhe reflektimesh pas përfundimit të aventurës te Juventusi, sulmuesi 26-vjeçar duket se ka marrë një vendim dhe ka dhënë sinjale për një kalim të mundshëm te klubi stambollit, i cili deri tani është më i vendosur për të siguruar shërbimin e tij.

Një faktor kyç që peshon në favor të Besiktasit është prania e trajnerit Vincenzo Italiano, me të cilin Vlahovic ka bashkëpunuar te Fiorentina në sezonin 2021/22. Sipas raportimeve, Italiano, edhe pse kanë kaluar thuajse pesë vjet, di si t’i rrisë vlerën dhe i ka kërkuar drejtuesve të Besiktasit transferimin e sulmuesit në mënyrë që ai të kalojë më shpejt problemet me përshtatjen dhe të integrohet në skuadër.

Bisedimet janë intensifikuar në orët e fundit; presidenti i Besiktasit, Serdal Adali, ka konfirmuar publikisht operacionin dhe i ka urdhëruar vartësit të mbyllin sa më shpejt tratativën. Presingu po ushtrohet veçanërisht te babai dhe përfaqësuesit e futbollistit. Oferta ekonomike që i ka bërë klubi përmbush ambiciet e lojtarit: një kontratë katërvjeçare me një pagë rreth 10 milionë euro në sezon, plus bonusi për firmën.

Mbeten të zgjidhen detaje të fundit lidhur me bonuset që varen nga objektivat e skuadrës dhe veçanërisht ato për paraqitjet e futbollistit. Orët e ardhshme konsiderohen vendimtare për mbylljen e tratativave. Besiktas e ka zgjedhur Vlahovic dhe po përpiqet të përshpejtojë procesin për të mposhtur konkurrencën e Atletico Madrid, që po monitoron situatën, por aktualisht nuk mund të bëjë lëvizje pa shitur Sorloth. Kontaktet mes Besiktasit dhe Vlahovic po zhvillohen me ritme të larta për të reduktuar diferencat e fundit mes kërkesës dhe ofertës, dhe përshtypja është se e ardhmja e sulmuesit serb do të vendoset përfundimisht brenda javës së ardhshme. Top Channel.

Previous Post

Dita e 71-të e tubimit: Protestuesit po marshojnë përpara Kryeministrisë, me thirrje kundër klasave politike

Next Post

Vlahovic drejt Besiktasit? Trajneri Italiano rrit presingun për ta pasur nën urdhrat e tij

Next Post
Vlahovic drejt Besiktasit? Trajneri Italiano rrit presionin për ta pasur nën urdhërat e tij

Vlahovic drejt Besiktasit? Trajneri Italiano rrit presingun për ta pasur nën urdhrat e tij

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al