Një person është kapur nga kamerat e sigurisë së një ndërtese në zonën e Astirit duke vjedhur dyert e pallatit. Në denoncimin e dërguar në “Ti Raporton” në Top Channel, ai akuzohet për këtë vepër. Pamjet e dërguara tregojnë individin duke dalë nga hyrja me një derë në duar.

