Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Si e parashikoi Arlind Qori estradën Lapaj-Shabani

Editor by Editor
July 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
VIDEO/ Si e parashikoi Arlind Qori estradën Lapaj-Shabani
0
SHARES
42
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori e kishte parashikuar në mënyrë thuajse profetieke disa javë para zgjdhjeve të 11 majit, estradën Lapaj-Shabani që është shpërfaqur furishëm ditët e fundit.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë me gazetarin Arjan çani në prag të zgjedhjeve, Qori pohonte se Lapajn e Shabanin nuk i bashkonte asgjë në koalicionin që bënë dhe se ditën pas zgjedhjeve dhe shanin e akuzonin njëri-tjetrin. 

Kreu i Lëvizjes Bashkë ironizonte dyshen e koalicionit parazgjedhor Nisma Shqipëria Bëhet se jo vetëm nuk I bashkon asgjë, po gjithashtu nuk i besojnë askujt duke vënë mamin e babin nëpër lista.

“Këta nuk i bashkon asgjë me njëri-tjetrin. Këta të nesërmen e zgjedhjeve, po ta them këtu, do ta shajnë njëri-tjetrin, do ta mallkojnë njëri-tjetrin. Do i thonë njëri-tjetrit “më vodhe votat” sepse nuk i bashkon asgjë, thjesht kanë një uniformë të përbashkët, pra I kanë thënë vetes jemi koalicioni X dhe secili nga ne ka vetëm një interes, secili nga ata që janë në ato lista aty. Si të bëhem individualisht deputet, nuk u intereson asgjë tjetër, as idetë, as programi, as historia. Një parti serioze e para nuk e bën këtë gjë por hyn siç janë rregullat. E dyta, edhe nëse është e detyruar ta bëjë, ka aktivistë brenda partisë që e bën. Këta thonë, meqë nuk i zëmë besë askujt përveç mamit dhe babit, do vëmë mamin dhe babin  në listën e sigurt. Nesër po të marrin pushtetin do thonë, mami dhe babi do bëhen ministër, do bëhen drejtorë, se tjerët kushedi na e fusin. Ky është karagjozllëku më i madh, kjo është të tallesh me qytetarët.” – thotë Qori në mënyrë gati profetike.

Ndërsa Lapaj e Shabani dhanë mesazhe të fuqishme parazgjedhore kundër politikës së vjetër dhe se kishin hyrë në politikë jo për t’u bërë deputetë personalisht po për të shjpëteuar popullin nga zgjedhja e partive të vjetra, dyshja është përplasur ashpër me akuza e kundërauza për mandatin e vetëm që mori koalicioni në zgjedhjet e 11 maji.

Para zgjedhjeve, Lapaj e Shabani vunë familjarët e tyre në listat e mbyllura me Lapajn që deklaronte se nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat., ai nuk do hynte në parlament…po kjo ishte para zgjedhjeve. 

Pas 11 majit, Lapaj është përplasur me Shabanin për mandatin e vetëm të fituar. Deri sot pasdite, ai është pretenduar ngë Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit duke ia hequr atë nga duart Lapajt e duke bërë që të shahen keqazi me dikur aletin, Endri Shabani.

Megjithatë sot pasdite, Kleana Xhuveli, e cila renditej sipër Kordhonit në listat e mbyllura, ka deklaruar se do ta marrë mandatin e deputetit, duke I dërguar një letër KQZ-së.

Megjithatë gjithçka mbetet e hapur, pasi në listën e mbyllur përpara Xhuvelit janë dhe tre emra të tjerë, të përzgjedhur nga Lapaj e Shabani, që mund të ndërrojnë mendje e të pretendojnë mandatin. Më e favorizuara është 60 vjeçarja Ana Dajko, një emër po ashtu i vendosur nga Lapaj, e cila është e para e listës.

Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori u rendit i dyti në listën e partisë për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa në vend të parë partia la Redi Muçin, i cili pritet ta përfaqësojë në parlament në legjislaturën e ardhshme.

Video Player

00:00

01:00

Previous Post

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

Next Post

Sarandë/ Gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase amerikane

Next Post
Sarandë/ Gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase amerikane

Sarandë/ Gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase amerikane

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al