Detaje të reja janë zbardhur nga “shtëpia e barit” në Tiranë, konkretisht në zonën e Qesarakës, ku në një reagim zyrtar nga OSSH, bëhet me dije se shkelja ishte konstatuar nga vetë ata për shkak se 32 vjeçari i arrestuar, shtetasi E.N kishte kryer lidhje të paligjshme në rrjet.
Njoftimi i Plotë nga OSSH:
Gjate kontrollit te ushtruar nga grupet e OSSH ne zonen e Qesarakes ne Tirane, u zbulua nje banese qe furnizohej me lidhje te dyte, jashte matjes.
Pas verifikimeve ne kabine dhe me pas ne boksin e pallatit, u konstatua vjedhja e energjise elektrike nga nje abonent, kontrata e te cilit rezulton familjar.
Per veprime te metejshme proceduriale, OSSH njoftoi policine, e cila nga hetimet paraprake u zbulua ne objekt kultivohej kanabis.















