Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Shpëtim për të moshuarën që u rrah nga punonjësja e qendrës, del nga azili

Editor by Editor
November 2, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE
0
VIDEO/ Shpëtim për të moshuarën që u rrah nga punonjësja e qendrës, del nga azili
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka dalë nga azili e moshuara që u dhunua nga punonjëset e qendrës “Orenda” në Pejë.

Mediet në Kosovë bëjnë me dije se dhëndri i saj ka paraqitur para gazetarëve dokumentin të cilin morën pasi bënë kërkesë që e moshuara të dalë nga aty.

Në dokument thuhet se e moshuara “tërhiqet nga Qendra për përkujdesjen e të moshuarve, Orenda” dhe se “tërheqja bëhet me kërkesë të familjarëve”.

Mbarë opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri është tronditur nga dhuna që punonjësja Aurona Pelaj ka ushtruar ndaj të moshuarës në një azil në Pejë, Kosovë.

Punonjësja shihet duke goditur me shpulla dhe këmbë në bark të moshuarën ndërsa vajzat e tjera e filmojnë dhe qeshin.

E moshuara është nëna e dëshmorit Taulant Nura. Sakaq mediet në Kosovë raportojnë se e moshuar ndodhet ende në azil, dhe se të afërmit e saj janë në pritje të një dokumenti për ta nxjerre atë nga azili i të moshuarve.

Video është xhiruar nga një anëtarë tjetër e stafit, teksa në video degjohen edhe të qeshura.

Policia ka konfirmuar se dy punonjëse të shtëpisë së pleqve
“Orenda” janë arrestuar, përfshirë edhe kujdestaren,Aurona Pelaj,që shihet duke e goditur me shuplakë në fytyrë dhe në kokë të moshuarën, e cila është e pafuqishme të reagojë.

Autorja është nga fshati Novosellë e Pejës dhe ka disa muaj që punon në këtë qendër. Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se ka angazhuar dy prokurorë për ta hetuar rastin.

“Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëpunim kanë kryer veprën penale ‘Sulm’ dhe veprën penale ‘ndihma për kryerjen e veprës penale të sulmit” thuhet në njoftimin zyrtar.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ministri i brendshëm, Xhelal Zveçla, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka kërkuar që të gjithë përgjegjësit të çohen para drejtësisë.

Previous Post

VIDEO/ Deputetët dhe demokratët e Kurbinit bashkohen pa asnjë ndasi drejt primareve

Next Post

Djali i vdiq në luftën në Kosovë, e moshuara që u dhunua në Pejë është nëna e dëshmorit të UÇK

Next Post
Djali i vdiq në luftën në Kosovë, e moshuara që u dhunua në Pejë është nëna e dëshmorit të UÇK

Djali i vdiq në luftën në Kosovë, e moshuara që u dhunua në Pejë është nëna e dëshmorit të UÇK

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al