Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Bilisht qytetarët kanë dalë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera ushqimore.
Protesta po mbahet në qendër të qytetit. Pjesë e protestës janë bërë edhe fermerët e zonës së Devolli të cilët thonë se me këto çmime e kanë të pamundur të prodhojnë. Protesta po mbikëqyret në distancë edhe nga policia.
“Shteti është rregullator, jo këshillues, në ditë të vështira nuk duam këshilla nuk na vlejnë”, thotë një i ri.
“Jetesa është e papërballueshme, njerëzit flasin me vete. Shkon një bidon nga 9 mijë shkon 16 mijë. Njerëzit janë të irrituar, por jetesa është e papërballueshme. Një kunjtal pleh ka qenë 50 mijë lek kurse sot është 10 mijë lek, si mund të punojë bujku? Është e pamundur nuk i bën dot shërbim”, u shpreh fermeri në protestë.
Gjithashtu bie në sy një ndër pankartat e qytetarëve të kësaj zone të cilët njihen gjerësisht për kultivimin e mollës. “3 kg mollë Korçe kushtojnë vetëm 100 lekë, kurse 1 litër naftë vlen të paktën 260 lekë”.
“Njëri fle, tjetri në Dubai, populli bar do hajë?”, shkruhej në një pankartë tjetër.