Publikohen pamjet nga zjarrëvënia e mjetit “Benz” në pronësi të Klodian Cacani në Korçë.
Nga pamjet filmike të siguruara nga ‘Syri’ shihet një person që i vë zjarrin mjetit, duke i hedhur lëndë djegëse, ndërsa mësohet se ka marrë dëmtime gjatë vendosjes së zjarrit.
Ai shihet pa maskë dhe me një shishe benzinë në dorë, deri më tani autori nuk është identifikuar dhe nuk është paraqitur për ndihmë në asnjë spital të juglindjes.