Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Nën ‘urdhërin’ e oligarkut Rahimkulov dhe Rusisë, çfarë e lidh Armand Dukën me ‘OTP Bank’?

Editor by Editor
April 11, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Sport
0
VIDEO/ Nën ‘urdhërin’ e oligarkut Rahimkulov dhe Rusisë, çfarë e lidh Armand Dukën me ‘OTP Bank’?
0
SHARES
38
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është pjesë e Këshillit Drejtues të “OTP Bank” në Shqipëri. E njëjta bankë që vetëm pak ditë më parë, u raportua nga ZËRI për lidhje me Rusinë. Edhe pse është degë e grupit hungarez OTP, aksioneri kryesor është Megdet Rahimkulov, një oligark rus që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shkak janë lidhjet që ai ka me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndaj edhe Megdet Rahimkulov është identifikuar nga amerikanët si pjesë e fuqisë financiare dhe vepruese të Putinit në Europë dhe jo vetëm. Përveç bankës, Rahimkulov është një aksioner në monopolet shtetërore ruse si Gazprom dhe Vneshtorgbank (VTB, e njohur si Banka e KGB-së dhe FSB ose Banka e Kremlinit), por së fundmi i ka shtrirë lidhjet e tij edhe në Hungari, Sllovaki, Rumani, e më gjerë. 

Në Shqipëri, bankën e Megdet Rahimkulov e ‘mbikëqyr’ Armand Duka në Shqipëri. Sipas informacionit të bërë publik nga vetë faqja zyrtare e OTPs-së, Duka ka pasur jnjë mandat 4-vjeçar në Këshillin Drejtues, nga 15.10.2019 – 15.10.2023. Por edhe pse ka disa muaj që i ka kaluar “afati’, emri i tij ende nuk është zëvendësuar në Këshill. 

Nën 'urdhërin' e oligarkut Rahimkulov dhe Rusisë,

ARMAND DUKA NË OTP

Por çfarë është Këshilli Drejtues?

Këshilli Drejtues siguron që Banka ka një sistem solid të qeverisjes dhe se aktiviteti i saj operacional zhvillohet në përputhje me rregulloret përkatëse në fuqi. E po ashtu, zbaton politikat dhe strategjitë e bankës në përputhje me planin e biznesit, menaxhimin e riskut dhe të buxhetit vjetor. Ai merr masat e nevojshme dhe të duhura për të siguruar integritetin e sistemit financiar dhe kontabilitetit të bankës, për ekzistencën e sistemeve të përshtatshme të auditimit veçanërisht në lidhje me menaxhimin e riskut, sistemin operacional dhe financiar të bankës, si dhe sigurimin e pajtueshmerisë me ligjin dhe praktikat më të mira në sistemin bankar.

Pse është Armand Duka i Këshillit?

Shkaku është i paqartë. Si arsim, Duka është diplomuar në degën e ekonomisë për industri, pra është një degë që nuk ka shumë lidhje me sektorin e bankave. Por mund të ndikojë titulli që ka marrë në vitin 2019, kur u akordua “Konsull nderi i Hungarisë” për Republikën e Shqipërisë. Po në të njëjtin vit, u bë pjesë e Këshillit Drejtues të Bankës OTP Albania. Se përse, kjo nuk bëhet me dije. 

Çfarë e lidh kreun e FSHF, me një bankë që akuzohet për lidhje me Rusinë? Vetëm Duka vetë mund ta sqarojë…

Previous Post

Dosja “5D”, protestë para Bashkisë së Tiranës, qytetarët hedhin mollë dhe tymuese në drejtim të godinës

Next Post

FOTO/ U arrestua pasi u kap brenda stanit me drogë në Kashnjet, ky është vëllai i deputetit të PS-së në Lezhë

Next Post
FOTO/ U arrestua pasi u kap brenda stanit me drogë në Kashnjet, ky është vëllai i deputetit të PS-së në Lezhë

FOTO/ U arrestua pasi u kap brenda stanit me drogë në Kashnjet, ky është vëllai i deputetit të PS-së në Lezhë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al