Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Momenti i dorëzimit të “përdhunuesit serial” Spartak Dyrmishi te policia greke

Editor by Editor
November 1, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
VIDEO/ Momenti i dorëzimit të “përdhunuesit serial” Spartak Dyrmishi te policia greke
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka publikuar pamjet nga momënti kur i kanë dorëzuar autoriteteve greke, 45-vjeçarin që akuzohet për përdhunim në vendin fqinj.

45-vjeçarit nga Vlora Spartak Dyrmishi u arrestuaa pas një peracioni të zhvilluar gjatë orëve të vona pasi policia greke kishtë kërkuar ndihmë nga Shqipëria për arrestimin e autorit që akuzohet për përdhunimin e një gruaje në Athinë i dhe tentativë ndaj një vajze tjetër.

Pas arrestimit Spartak Dyrmishi ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, dhe se në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije.

Në video shihet sesi autoritetet shqiptare dhe greke shtrëngojnë duart pas këtij operacioni të sukseshëm.

Njoftimi i policisë herët në mëngjes:

Angazhimi maksimal i strukturave të Policisë së Shtetit, reagimi profesional dhe në kohë, çuan në kapjen dhe dorëzimin vullnetar te Policia greke, të 45-vjeçarit nga Vlora, i kërkuar në Greqi, për përdhunim.

Policia e Shtetit, menjëherë pas shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, për një shtetas shqiptar që kishte përdhunuar një shtetase dhe kishte tentuar të përdhunonte një shtetase tjetër, organizoi strukturat operacionale për të ushtruar kontrolle të imtësishme në territorin ku dyshohej se fshihej 45-vjeçari.

Pas kërkimeve të pandërprera, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen e shtetasit Spartak Dyrmishi, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Duke qenë se ky shtetas ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije.

Gjatë një komunikimi në mesnatë, mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë greke Gjeneral Lieutenant Konstantinos Skoumas u vlerësua bashkëpunimi dhe reagimi mjaft profesional i Policisë shqiptare.

Drejtori i Policisë greke, Konstantinos Skoumas e ka falënderuar Drejtorin e Policisë shqiptare, për angazhimin dhe komunikimet e vazhdueshme të realizuara këto ditë, për reagimin e menjëhershëm dhe veprimet profesionale të Policisë shqiptare, të cilat ndikojnë në rritjen akoma më shumë të besueshmërisë nga homologët, forcimin e bashkëpunimit mes palëve, si dhe në rritjen e imazhit të Policisë shqiptare, ndërkombëtarisht.

Previous Post

Hesapet e Anglisë lahen në Tiranë? Këta janë “trimat” që donin hakun e vjedhur

Next Post

Tjetër injorim për “Ballkanin e Hapur”, kancelari Scholz thërret liderët e rajonit në Procesin e Berlinit

Next Post
Tjetër injorim për “Ballkanin e Hapur”, kancelari Scholz thërret liderët e rajonit në Procesin e Berlinit

Tjetër injorim për “Ballkanin e Hapur”, kancelari Scholz thërret liderët e rajonit në Procesin e Berlinit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al