Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Lulzim Basha bëhet “i gjallë”, nis takimin me të rinjtë demokratë: Nuk kam ardhur për fushatë

Editor by Editor
May 24, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
VIDEO/ Lulzim Basha bëhet “i gjallë”, nis takimin me të rinjtë demokratë: Nuk kam ardhur për fushatë
0
SHARES
101
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se do t’i rikthehet politikës aktive pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit dhe pas dorëheqjes së kryetari të komanduar të partisë Enkelejd Alibeaj.

Ai po zhvillon një takim me të rinjtë e Partisë Demokratike, ku do të diskutohen shumë çështje dhe në fokus do të jetë situata aktuale e opozitës dhe kampit blu si dhe zgjedhjet e 14 Majit.

Njëri prej të rinjve të pranishëm teksa mori fjalën, iu drejtua Bashës me fjalën ‘kryetar’. Ky i fundit reagoi duke thënë se ka dhënë dorëheqjen dhe shtoi se ende nuk ka nisur fushata për zgjedhje në PD, duke nënkuptuar mundësinë e kandidimit të tij për kreun e partisë.

Basha: Unë kam dhënë dorëheqjen, më thoni zoti Basha t’i lëmë formalitetet
I riu: Duam që ti të jesh kryetari ynë dhe kryeministri ynë i ardhshëm

Basha: Nuk ka nisur akoma ndonjë fushatë, këtu duhet të flasim në mënyrë sa më të relaksuar.

Ai komentoi dhe fushatën elektorale në zgjedhjet e 14 Majit duke thënë se palët nuk ofruan asnjë ofertë por vetëm Big Brother dhe tallava.

Basha: “Pse kemi ardhur në këtë pikë? Unë kam një shpjegim si kemi ardhur në këtë pikë. Rinia gjithmonë është aktive, Por është mësuar që politika i thërret jo për hallet e tyre por për hallet e veta. Mospjesëmarrja, bojkoti, është një mesazh ku baza është se nuk e shohin veten te oferta., Me aq sa e ndoqa fushatën vetëm ofertë nuk ishte.

Çdo shprehi tjetër. Gjuhë agresive, sulme, tallava, por jo ofertë. Politika na është kthyer në një Big Brother. Qëllimi i shfaqjes është të zbavisë. Është të kalojmë orët për t’u zbavitur. A mundet politika të kthehet në tallava dhe Big Brother. Si do i zgjidhim ne problemet nëse instrumentin e vetëm që i zgjidh këto probleme e kthejmë në tallava dhe Big Brother. Si mundet që rinia e cila është gjaku i shoqërisë të angazhohet kur nuk i jepet hapësira për t’u angazhuar”, u shpreh Basha.

Rikthimi i Bashës u paralajmërua nga disa analistë, teksa dhe deputeti i PD-së Gazment Bardhi foli për këtë lëvizje të tij.

Previous Post

Autoriteti i Konkurrencës urdhëron koncesionarin të lejojë shërbimin taksi nga Aeroporti i Tiranës pa kufizime

Next Post

Sara Hoxha e Top Channel i vë vizën Luizit

Next Post
Sara Hoxha e Top Channel i vë vizën Luizit

Sara Hoxha e Top Channel i vë vizën Luizit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al