Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ “I fshehur pas garderobës!” Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve, arrestohen babë e bir në Tiranë

Editor by Editor
July 5, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
VIDEO/ “I fshehur pas garderobës!” Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve, arrestohen babë e bir në Tiranë
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Ylli Brahimaj, 65-vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe Pjerin Brahimaj, 45-vjeç (babë e bir), janë arrestuar në Taranë pasi gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.

Në njoftim thuhet se nga hetimet ka rezultuar se prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj arrinte në vlerat nga 15 000 deri në 20 000 euro. Gjithashtu këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA.

Policia njofton po ashtu se është proceduar penalisht 62-vjeçari me iniciale, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve. Ndërkohë po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Finalizohet nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Identiteti”.

Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve të ndryshme me qëllim dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), njëri prej tyre aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal për të njëjtën veprimtari. Procedohet penalisht bashkëpunëtori i tyre.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një hetimi 7-mujor të ndjekur me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”.

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. B., 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe P. B., 45 vjeç (babë e bir), si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.

Nga hetimet ka rezultuar se prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj arrinte në vlerat nga 15 000 deri në 20 000 euro. Këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Skandali i “Bankers”/ CEO kinez dhe ish-drejtori Leonidha Çobo mbërrijnë në Gjykatën e Fierit, do njihen me masën e sigurisë

Next Post

Aksident në Vlorë / Makina përplas këmbësorin në vijat e bardha në Lungomaro, 60-vjeçari dërgohet në spital 

Next Post
Aksident në Vlorë / Makina përplas këmbësorin në vijat e bardha në Lungomaro, 60-vjeçari dërgohet në spital 

Aksident në Vlorë / Makina përplas këmbësorin në vijat e bardha në Lungomaro, 60-vjeçari dërgohet në spital 

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al