Saturday, April 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Goditen disa grupe kriminale që shisnin drogë në lokalet e natës, arrestohen 25 persona në Tiranë, në kërkim 8 të tjerë

Editor by Editor
June 20, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
VIDEO/ Goditen disa grupe kriminale që shisnin drogë në lokalet e natës, arrestohen 25 persona në Tiranë, në kërkim 8 të tjerë
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- 25 persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë pas operacionit “Blloku 33”. Mësohet se pas hetimeve disa mujore policia ka goditur disa grupe kriminale të cilat shisnin drogë në lokalet e natës në Tiranë. Policia njoftin se janë lëshuar 33 masa sigrie ngatë cilat 25 u ekzekutuan me sukeses.

24 të arrestuarve u është caktuar masa “arrest në burg” ndërsa një personi i është caktuar masa “arrest në shtëpi”. Policia po vijon punën për kapjen e 8 personave të tjërë që janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë nga mosha 19 deri në 53 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/ Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, megaoperacioni i koduar “Blloku 33”. Goditen disa grupe kriminale që shitnin doza të drogave të forta në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut. Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 42 shtetas, pjesëtarë të grupeve që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Nga 33 masa sigurie që ka caktuar Gjykata, u ekzekutuan 25 prej tyre (masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 24 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetas). Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 8 shtetasve të tjerë.


Sekuestrohen 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash. Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 9 shtetas dhe janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blloku 33”, për goditjen e disa grupeve kriminale që shitnin doza kokaine dhe heroine, në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut.

Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë:
-“Arrest në burg”, për shtetasit A. H., 31 vjeç, D. G., 46 vjeç, A. G., 41 vjeç, E. S., 23 vjeç, J. B., 43 vjeç, A. H., 22 vjeç, S. J., 23 vjeç, M. A., 35 vjeç, G. K., 24 vjeç, A. Sh., 36 vjeç, E. M., 29 vjeç., Xh. R.(H)., 30 vjeçe, V. Q., 53 vjeç, M. Xh., 24 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, L. D., 21 vjeç, J. R., 30 vjeç, E. Rr., 30 vjeç, K. S., 22 vjeç, B. D., 35 vjeç., K. T., 21 vjeç, S. D., 19 vjeç, A. D., 28 vjeç dhe L. K., 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë; 
-“Arrest në shtëpi”, për shtetasin F. K., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 1 kg e 964 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. 

Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 8 shtetas të tjerë, të cilët janë identifikuar gjatë periudhës hetimore, si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Kërkon ndryshim të masës “arrest në burg”, sot seanca në GJKKO-së për presidentin e PL-së, Meta nuk do të jetë i pranishëm

Next Post

Aksident i shumëfishtë në Durrës, përplasen 8 makina

Next Post
Aksident i shumëfishtë në Durrës, përplasen 8 makina

Aksident i shumëfishtë në Durrës, përplasen 8 makina

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Islamabadi pas bisedimeve

Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Islamabadi pas bisedimeve

April 25, 2026
Pamje të rënda në Meksikë: Vjehrra vret me 6 plumba nusen para djalit dhe nipit 8 muajsh — Më mërziti…

Pamje të rënda në Meksikë: Vjehrra vret me 6 plumba nusen para djalit dhe nipit 8 muajsh — Më mërziti…

April 25, 2026
Filmi biografik i Michael Jackson shkakton polemika/ Regjisori i Leaving Neverland: Ishte më i keq se Epstein

Filmi biografik i Michael Jackson shkakton polemika/ Regjisori i Leaving Neverland: Ishte më i keq se Epstein

April 25, 2026
Prokuroria autorizon Policinë e Kosovës të hetojë dyshimet për ndotjen e ajrit nga Korporata Energjetike në Obiliq

Prokuroria autorizon Policinë e Kosovës të hetojë dyshimet për ndotjen e ajrit nga Korporata Energjetike në Obiliq

April 25, 2026
Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Islamabadi pas bisedimeve
KRYESORE

Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Islamabadi pas bisedimeve

by timoni.al
April 25, 2026
0

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, është larguar nga Islamabadi, njofton agjencia shtetërore e Iranit, IRNA. Sipas raportimit të IRNA-së,...

Read moreDetails
Pamje të rënda në Meksikë: Vjehrra vret me 6 plumba nusen para djalit dhe nipit 8 muajsh — Më mërziti…

Pamje të rënda në Meksikë: Vjehrra vret me 6 plumba nusen para djalit dhe nipit 8 muajsh — Më mërziti…

April 25, 2026
Filmi biografik i Michael Jackson shkakton polemika/ Regjisori i Leaving Neverland: Ishte më i keq se Epstein

Filmi biografik i Michael Jackson shkakton polemika/ Regjisori i Leaving Neverland: Ishte më i keq se Epstein

April 25, 2026
Prokuroria autorizon Policinë e Kosovës të hetojë dyshimet për ndotjen e ajrit nga Korporata Energjetike në Obiliq

Prokuroria autorizon Policinë e Kosovës të hetojë dyshimet për ndotjen e ajrit nga Korporata Energjetike në Obiliq

April 25, 2026
Shefi i OpenAI kërkon falje për mosinformim të policisë mbi agresorin në sulmin ku u vranë 8 nxënës

Shefi i OpenAI kërkon falje për mosinformim të policisë mbi agresorin në sulmin ku u vranë 8 nxënës

April 25, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Islamabadi pas bisedimeve

Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Islamabadi pas bisedimeve

April 25, 2026
Pamje të rënda në Meksikë: Vjehrra vret me 6 plumba nusen para djalit dhe nipit 8 muajsh — Më mërziti…

Pamje të rënda në Meksikë: Vjehrra vret me 6 plumba nusen para djalit dhe nipit 8 muajsh — Më mërziti…

April 25, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al