Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Gazetari i “Zërit të Amerikës” vë në vështirësi Xhaçkën: Çfarë pune keni ju se ç’bën SHBA me ambasadoren?

Editor by Editor
January 7, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
VIDEO/ Gazetari i “Zërit të Amerikës” vë në vështirësi Xhaçkën: Çfarë pune keni ju se ç’bën SHBA me ambasadoren?
0
SHARES
40
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka pranoi sot se mund të mos e kishte bërë njoftimin për fillimin e procedurave të zëvendësimit të ambasadores amerikane Yuri Kim. Njoftimi në dhjetor, vetëm pak ditë përpara zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, shkaktoi zhurmë të madhe dhe u cilësia gafë nga Tirana zyrtare.

Ministrja sot u justifikua me daljen e informacioneve në media, që sipas saj e “detyruan” që të reagonte. Por sërish, gazetari i Zërit të Amerikës në Tiranë, Armand Mero, insistoi duke këmbëngulur.

“Çfarë pune ka shteti shqiptar me një çështje që është ekskluzivisht e një shteti tjetër? Këto janë procedura që i nis një shtet tjetër, përse shteti shqiptar duhet të informojë se çfarë bën shteti tjetër me ambasadorin e vet?” pyeti ai ministren.

E vendosur në vështirësi, Olta Xhaçka pranoi për herë të dytë se njoftimi mund të mos ishte bërë, por më pas ia hodhi fajin Sali Berishës, që sipas saj po thurte komplote dhe thashetheme kundër ambasadores.

“Përgjigjen e dhashë, gjithsecili mund ta lexojë apo përkthejë sikur gjykon. Sigurisht që shteti shqiptar nuk ka asnjë punë që të komentojë procedurat e shteteve të tjera për zëvendësimin e ambasadorëve. Ne kemi një rol në këtë proces që është ai i dhënies së dakordësisë për zëvendësimin.

Në kushtet kur ambasadorja amerikane për shkak të trillimeve të “non grata”-ve që kanë bërë pa fund teori komploti mbi lobime për të zëvendësuar ambasadorë, ne gjykuam se po i vendosim kapak në kushtet e shumë kërkesave për informacion dhe shumë teorive, kur ky proces rrodhi në media. Në thjesht thamë, nuk komentuam as procedurat dhe as kandidatët.

Thjesht thamë ju lutem t’i vendosim kapak kërkesave për informacion sepse nuk ka asgjë për t’u shënuar. Se nuk do shkencë që të kalkulosh që një mandat është konsumuar. Mund të mos e kishim bërë, por qëllimi ka qenë vetëm ky” tha ai.

Previous Post

Kapet i “forti” në Maliq, bëri për spital me grushte një person

Next Post

E rëndë në Fier! 68-vjeçari i jep fund jetës

Next Post
Përplasje në Pogradec, plagoset një person, policia vihet në kërkim të dy autorëve

E rëndë në Fier! 68-vjeçari i jep fund jetës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al