Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vetëvritet në Itali marokeni i sapokthyer nga kampi i Gjadrit: Më mirë në burg se në atë qendër!

Editor by Editor
May 21, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Vetëvritet në Itali marokeni i sapokthyer nga kampi i Gjadrit: Më mirë në burg se në atë qendër!
0
SHARES
34
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ITALI- Një 42-vjeçar marioken i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke varur veten në burgun e Torinos. Bëhet e ditur se emigranti marokien sapo ishte kthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku kishte qëndruar për rreth 1 muaj. Sipas mediave italiane Hamid Badoui, i dha fund jetës duke përdorur lidhëset e këpucëve.

Pas qëndrimit në Shqipëri ai ishte lënë i lirë vetëm pak ditë, por ishte vënë menjëherë në pranga. Në takimin me avokatin ai kishte shprehur shqetësime të forta për kushtet e qëndrimit në Gjadër duke iu frikësuar një tjetër dërgimi aty.

“Më mirë në një burg sesa në atë CPR”, ishin fjalët e 42-vjeçarit sipas avokatit të tij.

Badoui kishte jetuar për 13 vite në Piemonte, por për shkak të varësisë nga droga kishte kryer vjedhje të vogla që pasuan me një sërë denimesh. Kjo bëri që t’i refuzohej azili dhe për këtë përfundoi në Gjadër me qëllim kthimin në vendin e tij. Për ngjarjen kanë reaguar përfaqësues të shumtë të opozitës italiane që kanë kritikuar qeverinë për mënyrën si po trajton emigrantët.

Media italiane shkruan se në Qendrat e Kujdesit Shëndetësor (CPR) në Itali dhe në qendrat e reja në Shqipëri, njerëzit jetojnë në kushte degraduese, pa qasje në kujdesin e duhur, në një klimë braktisjeje të vazhdueshme dhe mungesë informacioni.

Protestat, vetëlëndimi dhe vetëvrasjet janë simptomat më të dukshme të një sistemi të projektuar për të izoluar dhe ndëshkuar. Vdekja e Hamid Badoui është pasojë e drejtpërdrejtë e një sistemi politik që përdor frikën dhe shtrëngimin si mjete për (mos)menaxhimin e lëvizshmërisë njerëzore.

Shndërrimi në ligj i dekretit të ri të Shqipërisë që u bë dje nëpërmjet votëbesimit në Senat konfirmon strategjinë e qeverisë për t’u përqendruar në politika që nuk respektojnë të drejtat themelore të njeriut, në sajë të një qasjeje thjesht propagandistike.

Previous Post

‘Ura’/ Kush është administratori i ‘Ligori Travel’! Zbardhet roli i tij në grupin kriminal që trafikonte drogë drejt Italisë

Next Post

VENDIMI/ Në luftë me Rusinë prej tre vitesh! Qeveria zgjat lejet për qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri

Next Post
VENDIMI/ Në luftë me Rusinë prej tre vitesh! Qeveria zgjat lejet për qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri

VENDIMI/ Në luftë me Rusinë prej tre vitesh! Qeveria zgjat lejet për qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al