Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Vetëvendosje drejt formimit të qeverisë, Kurti: Të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës për zgjedhjen e presidentit

timoni.al by timoni.al
June 16, 2026
in LAJME
0
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 7 qershorit është drejt fundit, çka i hap rrugë angazhimit të partive për formimin e institucioneve. Sipas rezultatit aktual, Lëvizja Vetëvendosje del si përfaqësuesja kryesore me 52 ulëse të siguruara në Kuvend. Bashkëpunimi i saj me partitë e minoriteteve jo-serbe dhe me Nenad Rashiqin mjafton për formimin e qeverisë, por jo për zgjedhjen e presidentit, për të cilën nevojitet kuorumi prej 80 deputetësh.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, deklaroi se për t’u angazhuar në këtë proces duhet të pritet certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve. “Ne jemi të interesuar që pa humbur kohë të hyjmë në fazën e ardhshme që është konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11, sa më shpejtë aq më mirë”, tha Kurti. Ai theksoi se ka siguruar një mandat tjetër në krye të ekzekutivit dhe se për zgjedhjen e presidentit është i nevojshëm bashkëpunimi me opozitën, por sipas tij duhet të përfundojë “sjellja refuzuese e opozitës”.

Kurti theksoi se Vetëvendosje ka bërë oferta për të lehtësuar zgjedhjen e presidentit nga opozita, duke kërkuar që t’u paraqiten tre propozime dhe duke ofruar në këmbim nënshkrime dhe vota, por sipas tij këto oferta janë refuzuar, përfshirë edhe një kandidate nga shoqëria civile. Ai tha se për të ecur përpara është e nevojshme që të përfundojë kjo sjellje refuzuese.

Nga rezultati i përgjithshëm i deritanishëm, pas Vetëvendosjes renditen Partia Demokratike e Kosovës me 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës me 19 dhe Aleanca me 7 mandate. Procesi i numërimit po afrohet drejt përfundimit, ndërsa partitë pritet të fillojnë negociatat për konstituimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve.

Top Channel

Previous Post

Aksident në aksin Vlorë–Panaja, një person i plagosur

Next Post

Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës e shokëve; 150mln€, llogari-bankare e toka të sekuestruara

Next Post
Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës e shokëve; 150mln€, llogari-bankare e toka të sekuestruara

Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës e shokëve; 150mln€, llogari-bankare e toka të sekuestruara

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al