Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vendosën veto-n ndaj rezolutës për armëpushim në Gaza, SHBA arsyeton vendimin

Editor by Editor
December 11, 2023
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Vendosën veto-n ndaj rezolutës për armëpushim në Gaza, SHBA arsyeton vendimin
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mes kritikave në rritje, Shtetet e Bashkuara mbrojtën dje qëndrimin e tyre për mbështetjen e vazhdueshme të operacionit ushtarak të Izraelit në Gazë. Por po ashtu, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas, Uashingtoni ritheksoi rëndësinë e mbrojtjes së civilëve palestinezë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi përparimin e trupave të tij në Gazë si “të fuqishëm dhe të intensifikuar”.

“Synimi është të arrijmë të gjitha objektivat tona – shkatërrimin e Hamasit, kthimin e të gjithë të rrëmbyerve tanë dhe premtimin se Gaza nuk do të jetë më kurrë kërcënim për Izraelin”, tha ai.

Zoti Netanyahu falenderoi Shtetet e Bashkkuara për përdorimin e vetos ndaj një Rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së javën e kaluar, që do të kërkonte një armëpushim të menjëhershëm.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken arsyetoi vendimin në një intervistë për emisionin “Këtë Javë” të rrjetit ABC.

“Me Hamasin gjallë, të paprekur, me qëllimin e deklaruar për ta ripërsëritur sulmin e 7 tetorit, kjo thjesht do ta përjetësonte problemin”, tha zoti Blinken.

Ndërsa theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe dërgimit të armëve të nevojshme për mbrojtjen e Izraelit, ai e bëri të qartë se ndihma nuk vjen pa kushte.

“Rregullat vlejnë për Izraelin, si për çdo vend tjetër, duke përfshirë mënyrën e përdorimit të dërgesave dhe domosdoshmërinë e respektimit të ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha Sekretari Blinken.

Por, ndërsa numri i viktimave civile në Gazë vazhdon të rritet, qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është kritikuar ashpër në Forumin e Dohas, i cili mbahet çdo vit për të diskutuar sfidat botërore.

“Nuk varet vetëm nga Izraeli. Janë ata që u kanë dhënë izralitëve dritën e gjelbër për të vazhduar vrasjen e palestinezëve”, thotë kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh.

“Në Shtetet e Bashkuara patëm një bisedë shumë të hapur me Sekretarin Blinken. Të gjithë ne, delegacioni arab dhe mysliman ishim shumë të qartë, përparësitë tona janë të përcaktuara – ndaloni agresionin, lejoni furnizime të mjaftueshme humanitare në gjithë Gazën, siguroni mbrojtjen e civilëve”, thotë Ayman Safadi, minister i Jashtëm i Jordanisë.

Në forum mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antionio Guterres, i cili bëri thirrje për një armëpushim humanitar.

Nga Gjeneva shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi mbi ndikimet e luftës në shëndetin e banorëve të Rripit të Gazës.

“Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz do të mblidhen në zona më të vogla, mbipopullimi, mungesa e ushqimeve, ujit, strehimit dhe kanalizimeve po krijojn kushte për përhajepjen e sëmundjeve”, tha zoti Ghebreyesus.

Ai shtoi se organizata e tij ka dërguar ekipe për mbështetjen e punonjësve shëndetësorë në terren, të cilët tha se janë të rraskapitur fizikisht dhe mendërisht. /VOA

Previous Post

Inceneratori i Tiranës/ Koka: Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël (PL)

Next Post

Ekstradohet nga Britania një 29 vjeçar, i dënuar me 5 vite për plagosje

Next Post
Ekstradohet nga Britania një 29 vjeçar, i dënuar me 5 vite për plagosje

Ekstradohet nga Britania një 29 vjeçar, i dënuar me 5 vite për plagosje

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al