Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vendimi për pagat në prill, debate në Kuvend edhe për ndërtimin e Portit të ri në Durrës

Editor by Editor
March 21, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Vendimi për pagat në prill, debate në Kuvend edhe për ndërtimin e Portit të ri në Durrës
0
SHARES
166
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria lajmëroi sot se brenda muajit prill do të miratohen vendimet që do të detajojnë rritjen e pagave dhe indeksimin e pensioneve.

Ministri i Financave, Ervin Mete, nga foltorja e parlamentit gjatë diskutimit për ndryshimet në buxhetin e këtij vitit, sqaroi se nga kjo rritje do të përfitojnë punonjësit e administratës qendrore e vendore, mjekët, mësuesit, policët e ushtarakët, ndërkohë që për pensionistët do të jetë indeksim dhe një bonus në fund të vitit.

“Buxheti 2024 do të vijojë mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj.

Brenda muajit të ardhshëm pritet që të finalizohen VKM-të që do të detajojnë këto rritje të pagave, që fillojnë nga 1 korriku i vitit 2024”, tha Mete.

Por ndryshimet në buxhetin e vitit 2024 u shoqëruan me debate të forta mes qeverisë dhe opozitës, veçanërisht në lidhje me financimin e ndërtimit të portit të ri në zonën e Porto Romanos. Sipas opozitës qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë 400 milionë dollarë për një port të ri, vetëm sepse kryeministri vendosi për interesat e tij personalë t ia japë portin e Durrësit investitorit Muhamed Alabar.

“400 milionë dollar për një port I cili nëse nuk do të kishte bërë kontratën hiperkorruptive, antikushtetuese; që ia dha një kompanie private; porti i Durrësit nuk kishte nevojë të ndryshonte vend dhe nuk kishte nevoje me një akt normative qeveria tu grabisë qytetarëve 400 milionë dollar për vetëm 3 vitet e para, faza e parë. Të gjitha vlerësimit shkojnë nga .2 miliardë në 1.7 miliardë, ndoshta shkon dhe 2 miliardë porti I ri. Ndërkohë që në kemi një port i cili ekziston prej më shumë se 2700 vjetësh aty. Është porti që ka krijuar qytetin”, tha Bylykbashi.

“Jeni duke goditur një projekt strategjik i cili nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimin tregtar detar të republikës së Shqipërisë, por edhe të dy vendeve të tjera të rajonit siç është Kosova dhe Maqedonia e Veriut”, tha ministrja Balluku.

Zhvendosja e portit të Durrësit në zonën e Porto Romanos dhe veçanërisht marrëveshja për ndërtimin e portit të jahteve nga investitori Muhamed Alabar prej vitesh është në qendër të aksionit të opozitës. Për më tepër opozita marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe investitorit Alabar e ka goditur edhe në SPAK dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Previous Post

Deputeti i PD me domate në Kuvend: Populli i thjeshtë këto ha, ju hani byftek Dubai!

Next Post

Ekskluzive/ Vjen dokumenti nga Hollanda, Tedi Malaveci rezulton i dënuar me burg nga Gjykata e Utrehtit. Ja vendimi i Gjykatës

Next Post
Ekskluzive/ Vjen dokumenti nga Hollanda, Tedi Malaveci rezulton i dënuar me burg nga Gjykata e Utrehtit. Ja vendimi i Gjykatës

Ekskluzive/ Vjen dokumenti nga Hollanda, Tedi Malaveci rezulton i dënuar me burg nga Gjykata e Utrehtit. Ja vendimi i Gjykatës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al