Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vëllai i Ilarias jep mesazhin prekës: Ishte një vajzë e artë, fjalët janë të pakta! Të gjithë ata që janë këtu sot, janë zëri i saj

Editor by Editor
April 7, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Vëllai i Ilarias jep mesazhin prekës: Ishte një vajzë e artë, fjalët janë të pakta! Të gjithë ata që janë këtu sot, janë zëri i saj
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ITALI – Në një nga ditët më të dhimbshme për familjen Sula dhe komunitetin shqiptar e italian në Terni, Leoni, vëllai i Ilarisë dha një mesazh prekës, duke përforcuar figurën e motrës së tij si një simbol i thjeshtësisë, ëmbëlsisë dhe pafajësisë: “Ishte një vajzë e artë. Fjalët janë të pakta. Të gjithë ata që janë këtu sot, janë zëri i saj”.

Në ceremoninë mortore mori pjesë edhe kryetari i bashkisë së Ternit, Stefano Bandecchi, i cili shprehu një mesazh të qartë për drejtësinë italiane: “Kjo vajzë gjeti një djall në rrugën e saj, një burrë të padenjë për t’u quajtur burrë. Ne si shoqëri duhet të kërkojmë drejtësi, pa mëdyshje.”

Edhe babai i Ilaria Sulës, vajzës 22-vjeçare të vrarë nga ish-i dashuri i saj, ka dhënë një mesazh të fortë dhe emocional përpara mediave:

“Duhet të kalbet në burg… për atë që ka bërë… thjesht duhet të qëndrojë përgjithmonë në burg”, deklaroi Flamur Sula, me zërin që i dridhej nga dhimbja, por me qëndresë dhe dinjitet.

Deklarata e tij erdhi në një ditë zie të përbashkët, ndërsa mbi 3000 persona morën pjesë në ceremoninë mortore të Ilarisë, duke ndarë dhimbjen dhe solidaritetin me familjen. Turma kërkoi drejtësi dhe një dënim shembullor për autorin e krimit, Mark Samsonin, i cili ndodhet në paraburgim në pritje të procesit gjyqësor.

“Vajza ime nuk e meritonte këtë fund. Ishte një vajzë e artë, nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë. Le të flasin njerëzit që kanë ardhur këtu për të,” shtoi Flamuri, ndërsa arkivoli i vajzës së tij përcillej mes balonave të kuq e të bardhë që fluturonin në qiell.

Previous Post

Vrasja e Ilaria Sulës/ Nëna e ish-të dashurit të 22-vjeçares: E ndihmova djalin tim të pastronte njollat e gjakut

Next Post

Berisha për mediat në Strasburg: Deputetët dhe grupet parlamentare të KE-së do të vijnë për të vëzhguar zgjedhjet e 11 majit

Next Post
Berisha për mediat në Strasburg: Deputetët dhe grupet parlamentare të KE-së do të vijnë për të vëzhguar zgjedhjet e 11 majit

Berisha për mediat në Strasburg: Deputetët dhe grupet parlamentare të KE-së do të vijnë për të vëzhguar zgjedhjet e 11 majit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al