Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë duke ofruar garanci pasurore, zhvillohet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Editor by Editor
June 9, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë duke ofruar garanci pasurore, zhvillohet sot seanca në Apelin e GJKKO-së
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA– Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm zhvillohet sot seanca për kërkesën kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt për zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”. Seanca pritet të zhvillohet në orën 14:00, me gjyqtar Engert Pëllumbi.

Kryebashkiaku i arrestuar, përmes avokatëve të tij, ka kërkuar një masë më të butë sigurie, duke ofruar si alternativë një garanci pasurore, pa përcaktuar një shumë të saktë. Seanca e sotme në Apel vjen pas ankimit të vendimit të 23 prillit, kur gjyqtari Erion Bani vendosi të vijojë masën e sigurisë, duke pranuar raportin periodik të SPAK mbi ecurinë e hetimeve.

Këtë vendim Veliaj e ka ankimuar përmes avokatëve, të cilët insistojnë se nuk ekzistojnë më kushtet për mbajtjen në burg. Gjithashtu Veliaj ka nis rekurs edhe në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë, por ende nuk është caktuar data e shqyrtimit apo trupa gjykuese që do ta shqyrtojë çështjen.

Arrestimi i Veliajt në shkurt 2025

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”. 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

Previous Post

Bisedime me Kinën për tarifat doganore, Trump: Takimi në Londër pritet të shkojë shumë mirë

Next Post

Ronaldo me fjalë të mëdha për Yamal: Është një fenomen, do të fitojë shumë trofe

Next Post
Ronaldo me fjalë të mëdha për Yamal: Është një fenomen, do të fitojë shumë trofe

Ronaldo me fjalë të mëdha për Yamal: Është një fenomen, do të fitojë shumë trofe

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al