Saturday, July 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vdes Brian Potter, producenti i hiteve për Player, Take That dhe Santana

timoni.al by timoni.al
July 10, 2026
in AKTUALITET
0
Vdes Brian Potter, producenti i hiteve për Player, Take That dhe Santana
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Brian Potter, producent dhe kompozitor britanik, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare. Lajmin e konfirmoi vajza e tij për Billboard, duke bërë të ditur se ai vuante prej vitesh nga sëmundja e Alzheimerit. Potter ndërroi jetë më 30 qershor në një azil pleqsh në Granada Hills, Los Angeles.

Së bashku me partnerin amerikan Dennis Lambert, Potter shkroi dhe prodhoi një sërë hitesh që dominuan skenën e muzikës pop, soul, country dhe soft rock gjatë viteve 1970. Ndër krijimet e tyre të njohura janë “Rhinestone Cowboy” e Glen Campbell, që arriti vendin e parë në SHBA në 1975, “It Only Takes a Minute”—fillimisht hit i Tavares dhe më vonë i risjellë nga Take That—“Baby Come Back” e grupit Player dhe “Ain’t No Woman (Like the One I’ve Got)” e Four Tops.

I lindur dhe i rritur në Essex, Angli, Potter studioi muzikë dhe fillimisht u bë i njohur si baterist. Suksesin e parë si tekstshkrues e arriti në 1965, kur bashkëshkroi hitin “Whatcha Gonna Do About It” të grupit Small Faces. Më vonë ai u njoh me Dennis Lambert gjatë një vizite të këtij të fundit në Londër, dhe më pas u transferua në Shtetet e Bashkuara, ku dyshja formuan një nga partneritetet më të suksesshme të kohës.

Në 1971, Potter arriti një tjetër sukses me “Don’t Pull Your Love”, interpretuar nga Hamilton, Joe Frank & Reynolds, që u rendit në vendin e katërt në SHBA dhe më pas u interpretu edhe nga Glen Campbell. Kontributi i tij ishte vendimtar në rikthimin e Four Tops në fillim të viteve 1970: në 1973, ai dhe Lambert ndihmuan grupin të ndryshonte drejtim artistik pas largimit nga Motown Records, duke prodhuar “Ain’t No Woman (Like the One I’ve Got)”, që i riktheu në pesëshen më të lartë të klasifikimeve amerikane për herë të parë që nga 1967.

Gjatë karrierës, Potter punoi edhe me Universal Studios në projekte si “Rockin’ Graveyard Revue” dhe “The Blues Brothers Show”. Në fund të viteve ’70 ai prodhoi albumin “Baby Come Back” të Player, që qëndroi tre javë në vendin e parë në SHBA, si dhe albumin “Inner Secrets” të Santana-s. Me ndarjen nga jeta të Brian Potter, industria muzikore humbet një prej autorëve dhe producentëve që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës moderne.

Previous Post

Andy Burnham në prag të postit të kryeministrit britanik siguron mbështetjen e shumicës së deputetëve laburistë

Next Post

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid shijojnë darkë me miqtë në Paris gjatë Javës së Modës

Next Post
Bradley Cooper dhe Gigi Hadid shijojnë darkë me miqtë në Paris gjatë Javës së Modës

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid shijojnë darkë me miqtë në Paris gjatë Javës së Modës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al