Friday, July 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vdekja tragjike e ish-anëtarit të One Direction, dashura e Liam Payne heq tatuazhet për të: Vendosa që…

timoni.al by timoni.al
July 31, 2026
in AKTUALITET
0
Vdekja tragjike e ish-anëtarit të One Direction, dashura e Liam Payne heq tatuazhet për të: Vendosa që...
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kate Cassidy, e dashura e ndjerë e këngëtarit Liam Payne, ka shpjeguar pse po heq disa tatuazhe që kishte bërë në kujtim të tij. Influencerja 27-vjeçare publikoi një video në TikTok nga një seancë heqjeje me lazer, duke sqaruar se vendimi nuk lidhet me humbjen e domethënies emocionale të tatuazheve, por me mënyrën se si ato duken. Cassidy theksoi se tatuazhet janë ende shumë të veçanta për të dhe se synon t’i bëjë sërish në të ardhmen, por me një dizajn më të hollë dhe në një pozicion tjetër në dorë.

Ajo u shpreh se këto tatuazhe do të jenë “shumë më diskrete, me vija më të holla, si tatuazhet që kam në dorën tjetër, dhe do t’i vendos pak më poshtë”. Pas disa komenteve në rrjetet sociale ku disa ndjekës pretenduan se heqja e tatuazheve nënkuptonte se ajo nuk e donte më këngëtarin, Cassidy reagoi duke sqaruar se arsyeja ishte thjesht estetike. Kur i kishte bërë tatuazhet kishte menduar për një dizajn minimalist, por rezultati përfundimtar ishte më i theksuar nga sa dëshironte, ndaj dëshiron që ato t’i realizojë nga një artist me përvojë në tatuazhet me vija të holla (fine line) dhe në një pjesë tjetër të dorës.

Në videon e publikuar, Cassidy shihet duke hequr me lazer një palë krahë engjëlli që kishte në gishta, si dhe numrin “4”. Më pas, në një postim në Instagram ajo njoftoi se po heq edhe tatuazhin “444”, shkruajti: “Vendosa të heq disa tatuazhe që nuk dolën mirë. Do t’i bëj përsëri në të ardhmen.” Tatuazhet me krahë engjëlli ishin bërë rreth dy muaj pas vdekjes së Liam Payne, i cili ndërroi jetë në tetor të vitit 2024 pas një rënieje nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë.

Cassidy ka sqaruar se ndryshimi i tatuazheve nuk prek rëndësinë emocionale që ato kanë për të, por ka të bëjë vetëm me preferencat estetike dhe dëshirën për një realizim më të hollë dhe të vendosur në një pjesë tjetër të dorës.

Previous Post

Shitja e të drejtave të Botërorit në investimet private, Presidenti Trump reagon: S’kam folur kurrë me Infantinon

Next Post

Qeveria miraton sistem shënjimi: çdo litër karburant do gjurmohet, tarifë 6.5€ për 1000 litra ndaj kompanive

Next Post
Qeveria miraton sistem shënjimi: çdo litër karburant do gjurmohet, tarifë 6.5€ për 1000 litra ndaj kompanive

Qeveria miraton sistem shënjimi: çdo litër karburant do gjurmohet, tarifë 6.5€ për 1000 litra ndaj kompanive

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al