Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Sport

VAR-i “ndëshkon” Teutën, Skënderbeu merr një pikë në “Niko Dovana”

Editor by Editor
April 3, 2022
in Sport, Vendi
0
VAR-i “ndëshkon” Teutën, Skënderbeu merr një pikë në “Niko Dovana”
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teuta dhe Skënderbeu nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në “Niko Dovana”, me korçarët e Skënder Gegës që marrin një pikë në transfertë,  takim i vlefshëm për javën e 27-të të kampionatit shqiptarë.

Minutat e para të këtij takimi ishin të qetë për të dyja skuadrat të cilat më shumë studiuan njëra-tjetrën se sa kërkonin të gjenin portën, por Skënderbeu në minutën e 22-të do të krijonte edhe rastin e parë, por portieri Qirko është i vëmendshëm.

Për Jurgen Vrapin kjo ishte dita pa fat, pasi një dëmtim do ta detyronte të linte fushën e lojës që në minutën e 31-të të saj, me Gegën që bën kështu një lëvizje të detyruar, teksa Kosta Vangjeli hyn në lojë.

Djemtë e Skënder Gegës provuan edhe në minutën e 38-të të befasonin Teutën por gjuajtja e Uerdi Marës devijohet nga mbrojtësi Jazxhi, ndërkohë nga krahu tjetër Teuta do të përgjigjej me rastin e parë të rrezikshëm me Ruben Acquah, ku ky i fundit merr një top të bukur nga Lorenco Vila, por goditja e sulmuesit lë për të dëshiruar.

Emiliano Vila dhe Peposhi nga njëra anë, Pusi dhe Shehi nga ana tjetër do të provonin dhe fatet e tyre në këtë takim, por tentativat lënë për të dëshiruar.

81’ momente tensioni në fushën e lojës do të krijoheshin nga Berisha dhe Aleksi të cilët gjyqtari Xhaja do t’i ndëshkonte me kartonë të verdhë. Teuta kërkon golin e fitores në minutat e mbetura me Lorenco Vilën që pas një goditje të bukur topi do të shkonte ngjitur me portën e Bekim Rexhepit.

Në minutën 90+1 Jazxhi do të gjente rrugën e rrjetës, por VAR do t’ia prishte festën e golit të parë të mbrojtësit durrsak, pasi goli u konsiderua i parregullt. Në këtë mënyrë skuadrat ndajnë nga një pikë, me Teutën që renditet në vendin e 6-të me 32 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e fundit me 20 pikë.

Previous Post

“Nëse Putini do të vdiste sot, askush nuk do ta dinte për 7 deri në 15 ditë”

Next Post

Mbi 300 civilë të vrarë, ekipi i CNN raporton varrin masiv në Bucha

Next Post
Mbi 300 civilë të vrarë, ekipi i CNN raporton varrin masiv në Bucha

Mbi 300 civilë të vrarë, ekipi i CNN raporton varrin masiv në Bucha

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al