Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Valë migrantësh ndaj Kretës: qindra mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon kontrollet detare

timoni.al by timoni.al
June 11, 2026
in Lajmi Fundit
0
Valë migrantësh ndaj Kretës: qindra mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon kontrollet detare
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 550 migrantë u ndaluan ose u shpëtuan nga autoritetet greke gjatë 48 orëve të fundit në jug të ishullit të Kretës dhe pranë ishullit Gavdos, në një nga valët më të mëdha të mbërritjeve të kohëve të fundit në atë rajon të Mesdheut. Operacionet, sipas Rojës Bregdetare Greke, u zhvilluan në disa zona detare pas sinjalizimeve për mjete lundruese të mbingarkuara që po transportonin emigrantë drejt brigjeve greke. Autoritetet njoftojnë se fluksi i varkave që nisen nga Libia drejt Kretës ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë javëve të fundit.

Operacioni më i madh i shpëtimit u krye në jug të Kretës, ku rreth 200 persona, mes tyre 42 fëmijë të mitur, u nxorën nga një anije peshkimi dhe u transportuan në tokë në mënyrë të sigurt. Të mbijetuarit deklaruan se kishin nisur udhëtimin nga brigjet libiane dhe se secili kishte paguar rreth 3,000 dollarë amerikanë për kalimin drejt Evropës. Autoritetet greke dhe organizata ndërkombëtare kanë paralajmëruar prej kohësh për rreziqet e mëdha që paraqet kjo rrugë migratore.

Distanca prej afërsisht 300 kilometrash mes Libisë dhe Kretës është bërë një nga korridoret më të përdorura nga rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore, të cilat përfitojnë nga dëshira e migrantëve për të arritur në Bashkimin Evropian. Ministri grek i Migracionit, Thanos Plevris, deklaroi së fundmi se në Libi ndodhen aktualisht më shumë se 500,000 persona që presin mundësinë për të vazhduar rrugën e tyre drejt Evropës.

Këto zhvillime përkojnë me ndryshime të rëndësishme në politikën migratore të Greqisë. Parlamenti grek ratifikoi së fundmi rregullat e reja të Bashkimit Evropian për emigracionin dhe azilin. Ligji i ri, i cili do të hyjë në fuqi më 12 qershor, përfshin një sërë masash për menaxhimin e emigracionit, duke përfshirë ngritjen e qendrave të mbyllura të pritjes në vende të treta dhe procedura më të shpejta për trajtimin e kërkesave për azil. Top Channel.

Previous Post

Balla për Spiropalin: Kollaj t’u sillesh protestave të sotme fjalë boshe e konspiracione; s’ka ardhur, do ta dëgjoj

Next Post

Redi Muçi kërkon dorëheqjen ministrit: Mos bëj si Taulant e Ardit — Balla: Je pasur, s’e ke hall mjedisin

Next Post
Redi Muçi kërkon dorëheqjen ministrit: Mos bëj si Taulant e Ardit — Balla: Je pasur, s’e ke hall mjedisin

Redi Muçi kërkon dorëheqjen ministrit: Mos bëj si Taulant e Ardit — Balla: Je pasur, s’e ke hall mjedisin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al