Friday, July 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Valë e re nxehti në Europë, Ballkani me temperatura përvëluese mbi 40 Gradë Celsius javën e ardhshme

timoni.al by timoni.al
July 9, 2026
in KRYESORE
0
Valë e re nxehti në Europë, Ballkani me temperatura përvëluese mbi 40 Gradë Celsius javën e ardhshme
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Europa po hyn në një tjetër periudhë të temperaturave ekstreme, me një valë të nxehti që aktualisht ka përfshirë jugperëndimin e kontinentit dhe pritet të zgjerohet drejt veriut dhe lindjes gjatë ditëve në vijim. Sipas Severe Weather Europe, pas ndikimit në Europën Perëndimore, temperaturat shumë të larta do të prekin edhe rajonet qendrore, Italinë dhe Ballkanin.

Meteorologët shpjegojnë se mbi Europën Perëndimore dhe Jugperëndimore ka formuar një sistem i fuqishëm presioni të lartë atmosferik që funksionon si një “kapak”, duke bllokuar ajrin e nxehtë dhe duke penguar depërtimin e masave më të freskëta nga Atlantiku. Si pasojë, Spanja, Portugalia dhe Franca prej disa ditësh regjistrojnë temperatura jashtëzakonisht të larta, që janë 10 deri në 15 gradë Celsius mbi mesataren sezonale, dhe në disa zona kanë kaluar 40 gradë.

Aktualisht masa më e nxehtë e ajrit është e vendosur mbi Europën Perëndimore, por parashikimet tregojnë se gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme ajo pritet të përhapet drejt Evropës Qendrore, Alpeve, Italisë dhe Ballkanit. Vendimet meteorologjike nënvizojnë se vendet ballkanike do të përballen me një rritje të ndjeshme të temperaturave.

Në shumë zona të rajoneve të prekur termometri pritet të shënojë 35 deri në 39 gradë Celsius, ndërsa në disa rajone temperaturat mund t’i afrohen edhe 40 gradëve. Parashikimet për javën e ardhshme tregojnë se ajri më i nxehtë do të përqendrohet mbi Italinë jugore dhe pjesë të Ballkanit, ku temperaturat maksimale ditore mund të arrijnë 38 deri në 41 gradë Celsius.

Sipas projeksioneve afatmesme të meteorologëve, kjo valë e të nxehtit mund të vazhdojë deri në mesin e muajit korrik, duke paralajmëruar një periudhë të gjatë temperaturash të larta për disa pjesë të kontinentit. Top Channel.

Previous Post

Amendamentet e PD për Vjosë-Nartën dhe imunitetin rrëzohen, reagon Balla: Po mbrojmë mjedisin; vitin tjetër fluturim Vlorë-Strasburg

Next Post

Jurgen Klopp te Gjermania, zbulohen detajet e kontratës, stafit dhe pagës

Next Post
Jurgen Klopp te Gjermania, zbulohen detajet e kontratës, stafit dhe pagës

Jurgen Klopp te Gjermania, zbulohen detajet e kontratës, stafit dhe pagës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al