Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Vajza është shtatzënë”/ Tragjedia në Fier, vëllai i 23-vjeçarit që u vra: Xhuliano i kërcënonte çdo ditë

Editor by Editor
July 8, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Vajza është shtatzënë”/ Tragjedia në Fier, vëllai i 23-vjeçarit që u vra: Xhuliano i kërcënonte çdo ditë
0
SHARES
322
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

23-vjeçari Xhimi Baka mbeti i vdekur ditën e premten ( 5 korrik) në Fier, pasi u qëllua me thikë nga Xhuliano Miho, ish-bashkëshorti i të dashurës me të cilën ky i fundit bashkëjetonte.

Shkak për vrasjen e të riut dyshohet është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë. Nga ana tjetër, Xhuliano Miho, që vrau një natë më parë partnerin e gruas, me të cilën ishte në proces divorci, pretendon se sulmin e nisi vetë viktima, 23-vjeçari Xhimi Bakaj.

39-vjeçari, i cili punonte në një lavazh, në dëshminë e tij në polici është shprehur se biçaku ka qenë i viktimës dhe ai thjesht është mbrojtur gjatë përplasjes fizike mes tyre.

“Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk”, është shprehur autori i dyshuar.
Nga ana tjetër, në një intervistë për “Shqipëria Live”, vëllai i viktimës Maniko Bakaj ka deklaruar se këto deklarata janë gënjeshtër dhe tentativë për të hequr fajin nga vetja. Sipas tij, Xhuliano e kërcënonte çiftin e ri prej kohësh. Ai deklaroi se e reja është shtatzënë me vëllain e tij të ndjerë dhe kjo mund të jetë bërë shkak për degradimi ne konfliktit.

“Vëllai dhe e reja ishin të dashuruar, bashkëjetonin bashkë. Xhuliano ishte çdo ditë dhe natë tek dera e shtëpisë, i kërcënonte me thikë. I merrte në telefon, i kërcënonte. Vëllai di që ka bërë rreth 4 ose 5 denoncime dhe vajza më duket se është me urdhër-mbrojtje. Ajo ka fëmijë me Xhulianon por gjithashtu është shtatzënë me vëllain tim. Besoj që Xhuliano e ka ditur që ajo është shtatzënë. Ajo nuk e donte më atë. Besoj se shtatzënia ishte shkaku i sulmit. Vëllai më kishte shprehur që nuk ishte situata mirë, por jo kaq keq. Dëshmia që ka dhënë se vëllai e ka sulmuar është gënjeshtër për t’i hedhur fajin. Ai ka shkuar tek shtëpia i ka kërcënuar. Kemi një video ku Xhuliano e kërcënon, i thotë ‘do të të vras, do të të therr’. Është shumë e rëndë si video. Atë ditë, Xhimi do dilte për të blerë cigare ndërsa Xhuliani ishte aty jashtë dhe vajza i ka thënë mos dil. Sapo vëllai ka dalë, ai e ka sulmuar me thikë.”– tha vëllai i viktimës.

Previous Post

Abuzimi me fondet e BE në SASPAC, arrestohet në Rinas Gazmend Haxhia

Next Post

Viti shkollor 2024-2025/ Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta në e-Albania. Ja afatet e përcaktuara

Next Post
Viti shkollor 2024-2025/ Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta në e-Albania. Ja afatet e përcaktuara

Viti shkollor 2024-2025/ Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta në e-Albania. Ja afatet e përcaktuara

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al