Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Vajza e Fatos Lubonjës në gjyqin e Partizanit: Pa presion nga ish-pronarët; me Berishën kontakt vetëm në televizion

timoni.al by timoni.al
June 22, 2026
in Lajmi Fundit
0
Vajza e Fatos Lubonjës në gjyqin e Partizanit: Pa presion nga ish-pronarët; me Berishën kontakt vetëm në televizion
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tetis Lubonja, vajza e analistit Fatos Lubonja dhe ish-përgjegjëse juridike në Grupin e Agjencisë së Kthimit të Pronave, u paraqit si dëshmitare në Gjykatën e Posaçme të Krimeve të Rënda (GJKKO) në gjyqin e themelit për dosjen “Partizani”. Lubonja, e cila firmosi dokumentacionin për kthimin e kompleksit “Partizani” te pronarët, gjatë deklaratës së saj mohoi të ketë pasur presione gjatë shqyrtimit të dosjeve dhe bëri të ditur se nuk ka pasur kontakte me ish-kryeministrin Sali Berisha përtej atyre që ka ndjekur në media.

Ajo shpjegoi se kishte punuar pjesë- kohe në shoqërinë “Kontakt” për rreth gjashtë muaj dhe se në vitin 2006 kishte punuar në Agjencinë e Kthimit të Pronave për dhjetë muaj. Lubonja tha se procedura për kthimin e pronave për familjet si Begeja dhe Vaqarri ishte ndjekur si pjesë e detyrave të saj, ndërsa për familjen Llagami njohu vetëm një person, por atyre nuk u ishte kthyer prona. Ajo theksoi se nuk kishte marrë kurrë presione nga ish-pronarët dhe se kontaktonte me Sali Berishën vetëm përmes televizorit.

Sipas dëshmisë së saj, procedura për çështjen “Partizani” filloi më 17 janar 2007. Në paraqitjen e saj në SPAK ajo deklaroi se dosjet e pronave për pesë familje u trajtuan me prioritet dhe u shqyrtuan për rreth dy muaj nga fillimi i procedurës. Lubonja theksoi se detyrat i merrte nga eprorët dhe se kishte zbatuar ligjin dhe të gjitha procedurat e parashikuara gjatë punës së saj.

Ajo sqaroi gjithashtu se dosjet që lidheshin me kthimin e pronave qëndronin në dy sektorë brenda agjencisë, juridik dhe grafik, dhe se territorët e përfshirë ishin të njohura si prona të ish-pronarëve. Lubonja deklaroi se ishin ndjekur procedurat ligjore dhe se ishte dhënë vlerësimi juridik për çështjet në fjalë. (Top Channel)

Previous Post

Dridhet Milani, gjiganti anglez futet sërish në garë për Maignan, francezi drejt largimit

Next Post

Gjendet i pajetë 65-vjeçari në një përrua në Korçë, dyshimet e para

Next Post
49-vjeçari nga Librazhdi, i cili ishte larguar nga banesa një ditë më parë, është gjetur i mbytur në një përrua.

Gjendet i pajetë 65-vjeçari në një përrua në Korçë, dyshimet e para

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al