Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Urgjenca me 13 ambulanca të reja, rritet fluksi i vizitave edhe nga sezoni turistik

timoni.al by timoni.al
July 1, 2026
in KRYESORE
0
Urgjenca me 13 ambulanca të reja, rritet fluksi i vizitave edhe nga sezoni turistik
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trembëdhjetë autoambulanca të reja, të pajisura me aparatura dhe sisteme jetëshpëtuese sipas standardeve evropiane, iu shtuan Urgjencës Kombëtare. Automjetet u inspektuan nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, e cila vlerësoi rolin kyç të shërbimit të urgjencës në ofrimin e ndihmës së parë, veçanërisht gjatë sezonit turistik kur fluksi i qytetarëve dhe vizitorëve rritet.

Ministrja Sala theksoi se “Ky investim merr një rëndësi të veçantë në kulmin e sezonit turistik, kur sistemi ynë shëndetësor përballet me një fluks shumë më të lartë qytetarësh dhe vizitorësh. Për këtë arsye, të gjitha strukturat shëndetësore janë në gatishmëri të plotë. Shërbimi Kombëtar i Urgjencës Mjekësore, 36 qendrat shëndetësore verore, spitalet rajonale dhe ato universitare funksionojnë si një rrjet i vetëm, i koordinuar në kohë reale, për të garantuar që çdo rast të marrë përgjigjen e duhur, në kohën e duhur.”

Gjatë javës së fundit, sipas ministrisë, qendrat shëndetësore verore realizuan mbi 12 mijë vizita. Ministrja përmendi edhe një rast konkret të trajtimit në terren: një turistë nga Zelanda e Re që u pickua nga nepërka gjatë ecjes në Valbonë dhe që mori shërbim mjekësor në kohë.

Shtesa e autoambulancave synon të forcojë kapacitetin e përgjigjes së Urgjencës Kombëtare në periudha me fluks të lartë të nevojave mjekësore dhe të përmirësojë koordinimin ndërmjet strukturave shëndetësore. Në të njëjtën kohë, ministria ka vënë në dukje gatishmërinë e qendrave verore dhe të spitaleve për t’u përballur me rritjen e vizitave dhe emergjencave gjatë sezonit turistik.

Aktualisht flota e Urgjencës Kombëtare përbëhet nga 120 autoambulanca, një motor urgjence dhe një automedikë.

Previous Post

Berisha: A mund të imagjinoni ju kur kanë tmerr Ikbalen këta? Justifikon foton e saj me Ahmedinaxhadin

Next Post

Nga delja e zezë në heroin e kombit: Si Anthony Gordon shpëtoi Anglinë nga eliminimi i parakohshëm

Next Post
Nga delja e zezë në heroin e kombit: Si Anthony Gordon shpëtoi Anglinë nga eliminimi i parakohshëm

Nga delja e zezë në heroin e kombit: Si Anthony Gordon shpëtoi Anglinë nga eliminimi i parakohshëm

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al