Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Urdhri i ri: Policia e Shtetit hap dyert për më shumë kandidatë, kufiri i moshës rritet në 40-vjeç

timoni.al by timoni.al
September 1, 2026
in LAJME
0
Urdhri i ri: Policia e Shtetit hap dyert për më shumë kandidatë, kufiri i moshës rritet në 40-vjeç
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka firmosur urdhrin për rishikimin e kufirit të moshës për pranimin në Policinë e Shtetit, duke zgjeruar mundësitë për të rinjtë, profesionistët me përvojë dhe punonjësit që vijnë nga struktura të tjera të sigurisë. Vendimi u mor si përgjigje e kërkesave të shumta drejtuar ministrit përmes rrjeteve sociale dhe komunikimeve të drejtpërdrejta nga qytetarë që dëshirojnë t’i bashkohen Policisë së Shtetit.

Sipas urdhrit, kufiri i moshës rishikohet deri në 35 vjeç për kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe synojnë role zbatuese, përfshirë shërbimin në Patrullën e Përgjithshme, pas ndjekjes së Kolegjit Bazë. Po brenda këtij kufiri moshe, deri në 35 vjeç, mund të ndjekin studimet Bachelor në Akademinë e Sigurisë edhe kandidatët që synojnë të hyjnë në strukturat e Policisë në rolin e parë drejtues me gradën nënkomisar.

Për profesionistët me arsim të lartë, vendimi parashikon mundësi të reja: personat që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, me profile të përshtatshme si ekonomi, financë, teknologji informacioni etj., mund të pranohen në rolin e parë drejtues deri në moshën 40 vjeç, pas përfundimit të kursit të specializuar për nënkomisarë. Për punonjësit që vijnë nga institucione të tjera të sigurisë, kur plotësojnë kriteret dhe kalojnë procedurat përkatëse të pranimit, urdhri parashikon që nuk do të ketë kufizim moshe.

Ministri Lamallari e cilësoi vendimin si një hap drejt krijimit të mundësive më të barabarta për t’u bashkuar Policisë së Shtetit, duke marrë në konsideratë jo vetëm moshën, por edhe nivelin e arsimimit, kualifikimet dhe përvojën profesionale të kandidatëve. Ai deklaroi: “Kjo është një vendimmarrje e drejtë, e cila ofron mundësi të barabarta në raport me angazhimin dhe përvojën e gjithsekujt, pa u penalizuar nga kritere të ngurta të aplikuara njëtrajtshëm për kandidatë me nivele të ndryshme arsimore dhe profesionale.” Sipas tij, “Vokacioni për sigurinë, rifreskimi i organizatës policore dhe fuqizimi i saj mbi përvojat e mëparshme të prurjeve të reja udhëheqin misionin tonë për një Polici më profesionale, më të fortë dhe më pranë qytetarëve.”

Previous Post

Rriten tensionet në Hormuz: SHBA godet objektivat iraniane pranë ngushticës; shpërthime në tre porte të rëndësishme

Next Post

Omari Hutchinson prezantohet: Milan është një ëndërr. Për Amorim, kërkova ndjesë sepse…

Next Post
Omari Hutchinson prezantohet: Milan është një ëndërr. Për Amorim, kërkova ndjesë sepse…

Omari Hutchinson prezantohet: Milan është një ëndërr. Për Amorim, kërkova ndjesë sepse…

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al