Monday, October 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

UEFA Nations League: Ndryshime në listën e Kombëtares, Shqipëria zhvillon seancën e fundit para San Marinos

timoni.al by timoni.al
October 5, 2026
in LAJME
0
UEFA Nations League: Ndryshime në listën e Kombëtares, Shqipëria zhvillon seancën e fundit para San Marinos
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja zhvilloi seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania” përpara ndeshjes së katërt të UEFA Nations League ndaj San Marinos. Të gjithë lojtarët e grumbulluar stërvitën rregullisht nën urdhrat e trajnerit Rolando Maran, në një seancë rreth 60 minutëshe që u fokusua kryesisht në punë taktike.

Mbrojtësi Ardian Ismajli kreu stërvitje të diferencuar për shkak të ngarkesës fizike të akumuluar në tri ndeshjet e fundit. Stafi mjekësor konfirmon se Ismajli nuk ka dëmtime dhe do të jetë i gatshëm për sfidën me San Marinon.

Departamenti i Komunikimit i FSHF njoftoi se portieri Alen Sherri iu nënshtrua kontrolleve mjekësore pas një shqetësimi muskulor gjatë transfertës në Finlandë. Pas vizitave, stafi mjekësor arriti në përfundimin se Sherri nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme, pasi nuk ndodhet në gjendje optimale për të luajtur. Në vend të tij është ftuar portieri i Kombëtares U-21, Alain Taho, i cili do t’i bashkohet punës me skuadrën nën urdhrat e trajnerit Maran paraditen e të martës.

Ndërkohë, mesfushori Feta Fetai nuk mundi të bashkohej me Kombëtaren U-21 për miqësoren me Ukrainën për shkak të problematikave me dokumentacionin dhe është rikthyer në dispozicion të Kombëtares A për ndeshjen me San Marinon. Fetai ka kaluar afatin 90-ditor të qëndrimit në zonën Shengen gjatë një viti kalendarik dhe është në procesin e kryerjes së lejes së qëndrimit në BE në bashkëpunim me klubin e tij.

Lajmet zyrtare mbi situatën e lojtarëve dhe vendimet e stafeve teknike e mjekësore janë bërë publike nga Departamenti i Komunikimit i Federatës.

Previous Post

UEFA Nations League: Ndryshime në listën e Kombëtares, Shqipëria zhvillon seancën e fundit para San Marinos

Next Post

Një vit pa strehë e pa askënd në rrugë, Fiks Fare gjen zgjidhje për 59 vjeçaren.

Next Post
Një vit pa strehë e pa askënd në rrugë, Fiks Fare gjen zgjidhje për 59 vjeçaren.

Një vit pa strehë e pa askënd në rrugë, Fiks Fare gjen zgjidhje për 59 vjeçaren.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al