Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Udhëzuesi klinik për trajtimin hormonal: ekspertët shpjegojnë standardet dhe zbatimin

timoni.al by timoni.al
June 13, 2026
in Lajmi Fundit
0
Udhëzuesi klinik për trajtimin hormonal: ekspertët shpjegojnë standardet dhe zbatimin
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në takimin e grupit të ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë u sqarua përmbajtja dhe qëllimi i udhëzuesit klinik për trajtimin hormonal, i cili synon të udhëzojë profesionistët e shëndetësisë drejt një kujdesi të standardizuar, etik dhe në përputhje me praktikat më të mira europiane. Dokumenti ka karakter udhëzues dhe synon garantimin e një kujdesi cilësor e të standardizuar për personat e rritur.

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi, vuri në dukje se procesi i integrimit europian mbështetet në standarde të qarta për mbrojtjen nga diskriminimi, garantimin e të drejtave të njeriut, barazinë para ligjit dhe aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore për të gjithë qytetarët. Ajo theksoi se këto standarde janë reflektuar në legjislacionin shqiptar dhe në planet kombëtare të veprimit, përfshirë masat lidhur me mbrojtjen dhe përfshirjen e personave LGBTI.

Zv.ministrja Eugena Tomini sqaroi se udhëzuesi i referohet vetëm personave të rritur dhe nuk parashikon rimbursim apo financim të barnave hormonale. Ajo theksoi që dokumenti është një udhëzues për profesionistët e shëndetësisë, me qëllim sigurimin e një kujdesi të uniformizuar dhe të përshtatshëm.

Shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë pranë QSUT, Agron Ylli, bëri të ditur se gjatë periudhës maj–qershor 2026 në këtë shërbim nuk është paraqitur asnjë kërkesë për rekomandim apo trajtim hormonal.

Përfaqësuesit e Këshillit të Europës në Shqipëri theksuan se institucioni ka mbështetur procesin që prej vitit 2023 dhe ka ndjekur zbatimin e tij në përputhje me rekomandimet dhe standardet europiane. Drejtuesja e Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri, Giulia Re, deklaroi se aksesi në kujdesin shëndetësor të përshtatshëm është një e drejtë themelore dhe se rekomandimet e Këshillit të Europës kërkojnë nga shtetet anëtare garantimin e shërbimeve shëndetësore pa diskriminim për të gjithë qytetarët.

Sipas Giulia Re, masat e ndërmarra në kuadër të Planit të Veprimit për personat LGBTI përfaqësojnë zbatimin konkret të angazhimeve të Shqipërisë në përputhje me standardet e Këshillit të Europës dhe të Bashkimit Europian, duke synuar forcimin e politikave që garantojnë dinjitet, përfshirje dhe respekt për çdo qytetar.

Previous Post

Masakër në Nigeri: Agresorët qëlluan fermerët në tokat e tyre; 17 të vdekur, 5 të plagosur

Next Post

Video/ E ngatërruan me Neymarin, influenceri brazilian shkakton kaos në qendrën tregtare në SHBA, ndiqet nga turma

Next Post
Video/ E ngatërruan me Neymarin, influenceri brazilian shkakton kaos në qendrën tregtare në SHBA, ndiqet nga turma

Video/ E ngatërruan me Neymarin, influenceri brazilian shkakton kaos në qendrën tregtare në SHBA, ndiqet nga turma

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al