Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U vra me 12 plumba në oborrin e shtëpisë/ Zbardh detaje nga ekzekutimi i Pjetër Kazës! Nuk u dëgjuan krisma, atentatori përdori silenciator

Editor by Editor
June 3, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
U vra me 12 plumba në oborrin e shtëpisë/ Zbardh detaje nga ekzekutimi i Pjetër Kazës! Nuk u dëgjuan krisma, atentatori përdori silenciator
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala, ka sjellë detaje të reja nga vrasja e së dielës, 1 qershor, ku mbeti i vdekur Pjetër Kaza, 57-vjeç.

Kaza sapo kishte lënë punën e tij në minierë dhe si çdo mbrëmje po kthehej në banesën e tij në Tale të Lezhës aty ku jetonte me familjen.

Ishte ora 1 e mëngjesit e datës 1 Qershor kur ai ndërsa po bëhej gati të hapte portën e madhe të banesës së tij, teksa e ndanin vetëm pak hapa nga qetësia e banesës, një tytë arme me 12 plumba që derdhi zjarr pareshtur drejt trupit të tij, i mori jetën pa i dhënë asnjë mundësi shpëtimi duke e shpuar tej e përtej.

Mendohet se autori apo autorët kanë përdorur një armë zjarri silenciator, për të mos u dëgjuar krismat pasi plumbat nuk u dëgjuan nga askush, as nga vetë familjarët e tij të cilët duhet të prisnin mëngjesin, për të kuptuar se i afërmi i tyre kishte humbur jetën tragjikisht në derën e banesës, ndërsa ata e prisnin si zakonisht të kthehej në banesë.

Policia grumbulloi në  vendngjarje të  paktën 12 gëzhoja plumbash dhe mori dëshmitë  e para për krimin.

E para që iu përgjigj hetuesve ishte bashkëshortja e viktimës e cila konfirmoi se  e gjeti të shoqin të  vrarë  në  orën 5 të  mëngjesit, edhe pse nuk kishte dëgjuar asnjë  krismë, që  t’i tërhiqte vëmendjen.

“Bashkëshortja e viktimës deklaron se e gjeti të vrarë bashkëshortin në orët e para të mëngjesit, dhe makina ishte ende e ndezur. Ajo tha se bashkë shorti nuk ruhej për shkak se kishte humbur 2 vëllezër për motive gjakmarrje dhe i treti ndodhej në burg”, tha gruaja e viktimës në dëshminë e saj para grupit hetimor.

Vrasja e Pjetër Kazës riktheu edhe njëherë hijet e frikshme të një gjakmarrje mes fiseve Kaza dhe Gjini mbi 30-vjeçare, që deri më sot ka prodhuar 5 viktima.

Përplasja e fisit Kaza me atë Gjini e ka gjenezën në vitin e largët 1994.

Plot 31 vite më parë, koha kur nisi edhe një gjakmarrje që duket se vazhdon edhe sot./Në Shënjestër, BW

Previous Post

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Autoritetet mobilizohen me masa “të jashtëzakonshme” sigurie, nga prezenca në stadium e njësive antiterror te “antidroni”, ja plani

Next Post

Igli Tare i mbush mendjen Guardiolës, gati firma për transferimin e mesfushorit duke iu afruar rekordit të Kaka

Next Post
Igli Tare i mbush mendjen Guardiolës, gati firma për transferimin e mesfushorit duke iu afruar rekordit të Kaka

Igli Tare i mbush mendjen Guardiolës, gati firma për transferimin e mesfushorit duke iu afruar rekordit të Kaka

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al