Saturday, May 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

U shua në moshën 84-vjeçare: Kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

timoni.al by timoni.al
May 23, 2026
in LAJME
0
U shua në moshën 84-vjeçare: Kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Hasko njihej për interpretimet e tij të spikatura, veçanërisht për portretizimin e karakterit “popullor” të jugut, që e bëri të paharrueshëm për publikun shqiptar.

Ai lindi në fshatin Dukat, në rrethin e Vlorës, më 15 mars 1942. Në vitin 1961 përfundoi shkollën e mesme pedagogjike “Jani Minga” dhe punoi disa vite si mësues dhe drejtor shkolle në Amanikaj, Nivicë të rrethit të Tepelenës dhe Poro të rrethit të Vlorës, deri në vitin 1965. Ndjeki studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë (1965–1969). Pas diplomimit, nga viti 1969 u angazhua si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve, dhe më vonë shërbeu si dekan i Fakultetit të Artit Skenik në periudhën 1989–1994.

Në skenë dhe ekran Hasko u dallua në role komike dhe popullore. Në teatër interpretoi figura si Milo Tafani në komedinë “Shi në plazh” (1983) të Teodor Laços, Abaz Kola në “Shtëpia me dy porta” (1984) të Ruzhdi Pulahës, dhe Shazo në “Familja e peshkatarit” (1984) të Sulejman Pitarkës. Ai ndërtoi tipa të gjallë në role dytësore, me origjinalitet plastik dhe shprehje të fortë skenike.

Gjatë karrierës ka realizuar 32 role filmike, ndër të cilat: “Kur zbardhi një ditë” (1970) – Sulo ballisti; “Malet me blerim mbuluar” (1971) – Osmani; “Njeriu me top” (1977) – Tosun Baçi; “Koncert në vitin 1936” – Tellalli; “Radiostacioni” (1979) – Mete Aliu; “Dhe vjen një ditë” (1986) – Dajë Alushi; “Përrallë nga e kaluara” (1987) – plaku i sertë; “Shkëlqim i përkohshëm” (1988) – babai i Danes (për të cilin fitoi Çmimin e Dytë në Festivalin e Filmit); dhe “I dashur armik” (2005) – tregtari çifut.

Loja e tij karakterizohej nga humori i çlirët dhe spontan, ndërtimi i karaktereve të gjalla dhe mimika shprehëse. Përdorimi i të folurit konkret, shpesh me elemente të dialektit të Labërisë, dhe ndjenja e fortë e ritmit i jepnin roleve një identitet të dallueshëm artistik. Përveç interpretimit, Hasko ka dhënë kontribut si pedagog, duke përgatitur aktorë dhe vënë në skenë etyde, fragmente dhe 18 vepra dramatike të plota. Më 13 nëntor 1989 iu dha titulli “Artist i Merituar”, në vitin 1995 mori titullin “Profesor”, ndërsa më vonë u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Previous Post

Elkann konfirmon Spallettin te Juventus; trajneri kërkon 5 përforcime, nga Alisson te një sulmues

Next Post

Përmbytje shkatërruese në Afganistan, të paktën 24 të vdekur brenda 48 orëve

Next Post
Përmbytje shkatërruese në Afganistan, të paktën 24 të vdekur brenda 48 orëve

Përmbytje shkatërruese në Afganistan, të paktën 24 të vdekur brenda 48 orëve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al