Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U padit për shpifje nga gazetari i “Piranjave”, GJKKO shpall moskompetencë për çështjen e kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë

Editor by Editor
June 23, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
U padit për shpifje nga gazetari i “Piranjave”, GJKKO shpall moskompetencë për çështjen e kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shpallur moskompetencë për çështjen e kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë Anuela Ristani, e paditur disa ditë më parë nga gazetari i emisionit investigativ “Piranjat” për shpifje dhe fyerje, pas deklaratave të saj publike që konsiderohen denigruese ndaj punës së tij dhe emisionit.

Sipas vendimit, padia ndaj Ristanit nuk përfshihet në fushën e kompetencave të saj, dhe prandaj rasti do t’i kalojë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Sipas padisë së dorëzuar disa ditë më parë nga Piranjat, kallëzimi është bërë për shpërdorim detyre dhe shpifje. Ata u shprehën se kallëzimi për shpërdorim detyre është detyrim ndaj interesit publik të cilin kryetarja duhet të përfaqësojë, ndërsa ai për shpifje lidhet me etiketimet e saj ndaj Piranjave si “përndjekëse”, “shantazhuese” dhe “gjobaxhie”.

Gjithashtu thuhet se është detyrim i tyre profesional t’u shkojnë deri në fund akuzave për të nxjerrë të vërtetën, për të vërtetuar para publikut se çfarë fshihet pas tyre, “viktimizimi i një politikaneje apo përpjekja për t’i mbyllur gojën medias investigative.”

Pak javë më parë, kryetarja në detyrë e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani është përplasur me gazetarin e emisionit “Piranjat”, Edon Kuqin, pas një investigimi ku zbulohej se automjetet e bashkisë së bashku me shoferët i viheshin në dispozicion nevojave të familjes së saj. Ajo i është drejtuar me fjalë fyese gazetarit, ndërsa e ka akuzuar gjithashtu se po shkel etikën e gazetarisë.

Previous Post

13 kandidatë në garë për kreun e BKH-së, 11 nuk dorëzuan dokumentet e rregullta, SPAK shtyn afatin deri nesër

Next Post

Triumfi i Trumpit apo iluzioni i rrezikshëm? Analiza: Sulmi i SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit momenti më i dhunshëm i dy mandateve të Presidentit

Next Post
Triumfi i Trumpit apo iluzioni i rrezikshëm? Analiza: Sulmi i SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit momenti më i dhunshëm i dy mandateve të Presidentit

Triumfi i Trumpit apo iluzioni i rrezikshëm? Analiza: Sulmi i SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit momenti më i dhunshëm i dy mandateve të Presidentit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al