Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U nominua nga Trump si ambasador SHBA në Shqipëri, DASH publikon profilin Eric Wendt; me pozicione larta komanduese

timoni.al by timoni.al
April 27, 2026
in AKTUALITET
0
U nominua nga Trump si ambasador SHBA në Shqipëri, DASH publikon profilin Eric Wendt; me pozicione larta komanduese
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-së në Republikën e Shqipërisë. Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një raport për Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin e SHBA-së, ku shpjegohen arsyet e nominimit.

Wendt, Gjeneral Lejtnant në pension, aktualisht është Profesor i Praktikës duke dhënë mësim mbi Komandimin dhe Lidershipin në Shkollën Pasuniversitare të Marinës (Naval Postgraduate School – NPS). Gjatë karrierës ushtarake aktive më shumë se 34-vjeçare ai ka mbajtur pozicione të larta komanduese dhe ka drejtuar organizata me deri në mijëra persona ushtarak, civil dhe ndërinstitucional. Në detyrë aktive ai ishte i angazhuar në Evropë dhe shërbeu si Komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s, duke komanduar të gjitha Forcat e Operacioneve Speciale të caktuara për aleancën, përfshirë njësitë shqiptare të operacioneve speciale. Raporti thotë se ai ka punuar në Shqipëri me drejtues të mbrojtjes dhe ushtarakë dhe se ka shërbyer për një vit në Afganistan si Zëvendëskomandant Rajonal, me përgjegjësi që përfshinin edhe mbikëqyrjen e ushtarakëve nga Shqipëria.

Përveç përvojës në frontin ushtarak, Wendt ka punuar për Departamentin Amerikan të Shtetit për dy vjet si pjesë e Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem. Aty ai drejtoi një koalicion me tetë vende si Koordinator i Sigurisë i SHBA-ve për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, dhe raportonte drejtpërdrejt te Sekretari i Shtetit. Raporti thekson aftësinë e tij për të menaxhuar organizata komplekse shumëkombëshe dhe ndërinstitucionale dhe ekspertizën rajonale në Evropë si argumente për kualifikimin e tij për postin e ambasadorit në Shqipëri.

Wendt ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara dhe një Master në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kaliforni. Ai flet arabisht dhe koreane. Midis dekoratave të tij përmenden Medalja e Shërbimit të Shquar të Mbrojtjes, Medalja e Shërbimit të Shquar, Medalja e Yllit të Bronzit dhe Çmimi i Nderit të Lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve.

Previous Post

Fenerbahçe në kaos: shkarkohet Domenico Tedesco, mbyllet edhe epoka pas Mourinhos si e dështuar

Next Post

United mposht Brentfordin në Old Trafford dhe ruan vendin e tretë

Next Post
United mposht Brentfordin në Old Trafford dhe ruan vendin e tretë

United mposht Brentfordin në Old Trafford dhe ruan vendin e tretë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al