Friday, August 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

U kapën me pistoleta dhe silenciator Sarandë; jepen masat e sigurisë për 5 arrestuar, 2 lihen në burg

timoni.al by timoni.al
August 7, 2026
in KRYESORE
0
U kapën me pistoleta dhe silenciator Sarandë; jepen masat e sigurisë për 5 arrestuar, 2 lihen në burg
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në pasditen e sotme u zhvillua seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj pesë personave të arrestuar mbrëmjen e së hënës në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku policia gjeti dy armë zjarri pistoletë. Para gjyqtarit Mexhit Doço dolën 26-vjeçari Alfred Kaja dhe 33-vjeçari Sidorel Moriseni, të dyshuar për “armëmbajtje pa leje”, si dhe 21-vjeçari Vitrin Hoxha, 22-vjeçari Franko Bobja dhe 31-vjeçari Vionis Poka, të dyshuar për “moskallzim të krimit”. Policia i kap në posedim dy pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, ndërsa tre të tjerët shoqëronin dy të parë.

Fillimisht u ngrit dyshimi se grupi mund të kishte synime kriminale, por këto dyshime u ulën pasi në kontroll nuk u gjetën maska, doreza apo lëndë djegëse. Gjithashtu automjetet me të cilat lëviznin rezultuan me dokumentacion dhe targa të rregullta. Dëshmitë e dhëna para grupit hetimor dhe para gjykatës u konsideruan larg dyshimeve se ata mund të kryenin vrasje.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se të rinjtë nuk kanë precedentë të theksuar, por mund të jenë konsumatorë të lëndëve narkotike. Po ashtu, sipas burimeve, ata mund të jenë të përfshirë në një aferë të shitjes së armëve të zjarrit. Të rinjtë janë kryesisht banorë të fshatrave pranë Tiranës dhe Rrogozhinës, si Shkozë, Rreth Greth e Kazie.

Pas vlerësimit të arrestit në flagrancë, gjyqtari Mexhit Doçi caktoi masën e sigurimit “Arrest në burg” për Alfred Kajën dhe Sidorel Morisenin. Për Vitrin Hoxhën, Franko Bobjën dhe Vionis Pokën u caktua masa “Arrest në shtëpi”. Lajmi përcillet nga korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo.

Previous Post

Radhë kilometrike në Kakavijë: qytetarët që kthehen në Shqipëri bllokohen nga temperaturat e larta, pala greke punon ngadalë

Next Post

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat: LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti ofron vetëm ministri

Next Post
Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat: LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti ofron vetëm ministri

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat: LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti ofron vetëm ministri

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al