Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U ekzekutua në oborrin e shtëpisë, çfarë është zbuluar deri më tani nga vrasja e të riut në Shkodër

Editor by Editor
February 28, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
U ekzekutua në oborrin e shtëpisë, çfarë është zbuluar deri më tani nga vrasja e të riut në Shkodër
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë tronditi një ditë më parë sërish vendin, ku në fshatin Guci e Re, në Shkodër, u vra me 6 plumba 20-vjeçari Pavlin Preka. E teksa kanë kaluar rreth 20 orë nga kjo ngjarja Policia e Shkodrës ende nuk ka një pistë.

Burime për mediat bëjnë me dije se autoritetet deri më tani kanë shoqëruar rreth 20 persona, të cilët janë komshinj, shtetas që kanë pasur komunikim me viktimën por edhe persona të tjerë të cilët njihen në zonë si problematikë.

Sipas të njëjtave burime mësohet se ata janë marrë në pyetje, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar.

Ashtu si dhe bëmë me dije më herët, Pavlin Preka jetonte mes Dukagjinit dhe fshatit Guci e Re, bashkë me babain dhe vëllain e tij. 20-vjeçari kishte 4 ditë që kishte shkuar në banesën ku dhe u gjet i vrarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së enjtes. Ishte xhaxhai i 20-vjeçarit, Nikollë Preka personi i cili e gjeti nipin e tij të vrarë. Viktima jetonte i vetëm në shtëpi ndërsa ushqehej tek familja e xhaxhait që e kishte shumë afër. Pasi e kishin telefonuar disa herë për të ngrënë drekën, i riu nuk i ishte përgjigjur dhe si rjedhojë xhaxhai i tij kishte shkuar tek banesa duke menduar se mos ishte në gjumë.

Por, në atë moment e gjeti 20-vjeçarin të shtrirë në oborrin e banesës të “bërë shoshë” nga plumbat. Menjëherë ai telefonoi policinë, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe filluan hetimet.

Ndërkohë, vlen të theksohet se komshinjtë kanë deklaruar para grupit hetimor se nuk kanë dëgjuar krisma, çka çon në dyshimin se vrasja mund të jetë kryer me pistoletë me silenciator.

Previous Post

Dy vite nga tragjedia e trenave, Mitsotakis: Pamë fytyrën më të shëmtuar të vendit

Next Post

Rama premton spitale të reja: Do vijnë këtu të kurohen edhe shqiptarët që janë jashtë

Next Post
Rama premton spitale të reja: Do vijnë këtu të kurohen edhe shqiptarët që janë jashtë

Rama premton spitale të reja: Do vijnë këtu të kurohen edhe shqiptarët që janë jashtë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al