Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Turqia kritikohet për ligjin kundër informacioneve të rreme

Editor by Editor
October 14, 2022
in AKTUALITET, BOTË, Vendi
0
Turqia kritikohet për ligjin kundër informacioneve të rreme
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ligjvënësit në Turqi kanë miratuar një ligj të ri për mediat, që parasheh dënim prej tre vjetësh burgim për këdo që publikon “informacione të rreme”.

Ky legjislacion është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut, që thonë se kufizon lirinë e shprehjes para se shteti të mbajë zgjedhjet e reja vitin e kaluar.

Ligji, që u miratua mbrëmjen e 13 tetorit, u propozua nga partia në pushtet e presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe aleatët e tij ultra-nacionalistë në Parlament.

Miratimi i këtij legjislacioni erdhi vetëm një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kërkoi nga autoritetet në Ankara që të mos e miratojnë të njëjtin.

Sipas ligjit, gazetarët dhe përdoruesit e mediave sociale të cilët postojnë informacione që autoritetet i konsiderojnë të rreme lidhur me “sigurinë e brendshme dhe të jashtme të shtetit, rendit publik apo shëndetit publik”, mund të dënohen deri me tre vjet burgim.

Definicioni i paqartë se çfarë mund të cilësohet “lajm i rremë” rriti shqetësimet e opozitës dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.

“Sot është një ditë tjetër e errët për lirinë e shprehjes në platforma online dhe për lirinë e shtypit në Turqi”, tha Güney Yildiz, hulumtues në Amnesty International.

“Duke pasur parasysh rritjen e kontrollit ndaj mediave nga Qeveria në këto vitet e fundit, masat e reja u mundësojnë atyre që të censurojnë më tej dhe të heshtin zërat kritikë, para se Turqia të mbajë zgjedhjet e reja, nën pretendimet për luftimin e dezinformimit”, shtoi Yildiz.

Erdogan, i cili i ka quajtur mediat social kërcënim për demokracinë, pritet që të përballet me sfidë të fortë ndaj qeverisjes së tij 20-vjeçare në zgjedhjet e vitit të ardhshëm./rel/

Previous Post

‘Tregtar faqezi i kufijve të Kosovës’, Blushi: Rama, bllokuesi kryesor i integrimit europian të vendit

Next Post

Konventa Kombëtare në 29 tetor/ Hapet gara për kryetarin e partisë së Lirisë

Next Post
Konventa Kombëtare në 29 tetor/ Hapet gara për kryetarin e partisë së Lirisë

Konventa Kombëtare në 29 tetor/ Hapet gara për kryetarin e partisë së Lirisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al