Friday, September 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Turizmi ngadalësoi në gusht; në tetëmujor regjistrohen 9.4 milionë hyrje të huajsh, 5.3% më shumë se në 2025

timoni.al by timoni.al
September 25, 2026
in AKTUALITET
0
Turizmi ngadalësoi në gusht; në tetëmujor regjistrohen 9.4 milionë hyrje të huajsh, 5.3% më shumë se në 2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vitesh rritje të shpejtë të shifrave, turizmi shqiptar duket se po hyn në një fazë të ngadalësimit. Në gusht, muajin tradicionalisht më të kërkuar të sezonit, në Shqipëri hynë 2.4 milionë shtetas të huaj. Sipas INSTAT, kjo është rreth 47 mijë hyrje më shumë se gushti i vitit të kaluar, një rritje prej vetëm 2%, shumë më e ulët se ritmet e viteve të bumit turistik pas pandemisë.

Megjithatë, niveli total i vizitorëve mbetet rekord: në tetë muajt e parë të vitit në vend kanë hyrë 9.4 milionë turistë, një rritje prej 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2025-ës, kur ishin regjistruar rreth 8.9 milionë hyrje. Në struktura akomoduese, Kosova vazhdon të jetë tregu kryesor; në korrik shtetasit nga Kosova përbënin 18% të vizitorëve të huaj, të ndjekur nga Italia dhe Polonia, ndërsa pas tyre vijnë Franca dhe Gjermania.

Rritja nuk është e barabartë për të gjitha flukset. Hyrjet totale — duke përfshirë shqiptarët dhe të huajt — arritën 3.4 milionë në gusht, ose 2.7% më shumë se një vit më parë. Megjithatë, ndërsa hyrjet u rritën me një ritëm modest, daljet u shtuan më shpejt: në gusht dolën nga Shqipëria 3.5 milionë shtetas, nga të cilët rreth 1 milion shqiptarë udhëtuan jashtë vendit.

Të dhënat tregojnë se ndonëse vendi tërheq më shumë vizitorë se viti i kaluar, gushti dha sinjalin e një ngadalësimi relativ të rritjes. Sipas ekspertëve të tregut, një problem disavjeçar mbetet rikthimi i flukseve drejt qëndrimeve më të gjata, rritjes së konsumit dhe për rrjedhojë të ardhurave më të larta. Ky element konsiderohet i rëndësishëm për transformimin e madhësisë së flukseve në përfitime më të qëndrueshme ekonomike për sektorin e turizmit.

Previous Post

FOTO/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër: taksia përplaset me autobusin me mësues, plagosen tre persona

Next Post

Zëra të fuqishëm të Ballkanit: AFP foto-video sjell histori nga miniera në atelie, sfidon stereotipet për gratë

Next Post
Zëra të fuqishëm të Ballkanit: AFP foto-video sjell histori nga miniera në atelie, sfidon stereotipet për gratë

Zëra të fuqishëm të Ballkanit: AFP foto-video sjell histori nga miniera në atelie, sfidon stereotipet për gratë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al