Saturday, August 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Turistët italianë denoncojnë dhunë nga disa të rinj në Tiranë; Policia: u përfshinë me minorë, rasti hetohet

timoni.al by timoni.al
August 1, 2026
in KRYESORE
0
Të shtënat në Mirditë: 45-vjeçari i gjetur i vdekur në makinë dyshohet autor i vrasjes së Anton Kelit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Disa të rinj italianë që kishin ardhur për pushime në Tiranë raportohet se kanë rënë pre e dhunës fizike, sipas mediave italiane, të cilët kanë publikuar edhe foto nga incidenti. Ngjarja, thuhet se ka ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet.

Policia e Tiranës sqaroi se rasti, i cili shfaqet edhe në një video ku duket një shtetas italian i dëmtuar lehtë, ka ndodhur rreth orës 22:00 më 29.07.2026 në zonën pas Pallatit të Kulturës. Ngjarja është trajtuar për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan menjëherë në vendngjarje pas njoftimit nga Salla Operative dhe konstatuan shtetasin italian G.M. me dëmtime të lehta sipërfaqësore. Në vendndodhje ishin edhe dy shokët që e shoqëronin.

Sipas policisë, shtetasi italian mori ndihmën e parë fillimisht nga punonjës të Policisë Bashkiake që ndodheshin në afërsi, dhe më pas u transportua për ndihmë mjekësore. Personeli mjekësor dhe kartela mjekësore treguan se ai ishte i vetëdijshëm, pa rrezik për jetën dhe me dëmtime të lehta në gjymtyrë. Pas ndihmës së parë, ai u largua me dëshirën e tij pa përfunduar ekzaminimet dhe pa njoftuar stafin mjekësor për largimin.

Shtetasi italian nuk pranoi të bëjë kallzim për konfliktin dhe personat që e kishin dëmtuar, ndërsa edhe dy shokët e tij nuk dhanë informacion mbi rrethanat e ngjarjes. Megjithatë, grupi hetimor vijoi veprimet, duke këqyrur pamjet filmike; nga shqyrtimi u konstatua se shtetasi italian ishte përfshirë në një konflikt me një grup të miturish në pjesën e pasme të Pallatit të Kulturës.

Grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e personave të përfshirë dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Previous Post

Zjarr në Novoselë të Vlorës, temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë përhapjen në ullishte

Next Post

Arrestimi i Ermal Beqirajt në Francë, SPAK: Biznesmeni me llogari 2 mln do të blinte kështjellë 2.6 mln€

Next Post
Arrestimi i Ermal Beqirajt në Francë, SPAK: Biznesmeni me llogari 2 mln do të blinte kështjellë 2.6 mln€

Arrestimi i Ermal Beqirajt në Francë, SPAK: Biznesmeni me llogari 2 mln do të blinte kështjellë 2.6 mln€

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al