Saturday, October 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Turi ballkanik: kë takuan senatorët e SHBA-së në Tiranë; zbardhen të gjithë emrat, dërguari Wendt shmang Sali Berishën

timoni.al by timoni.al
October 10, 2026
in KRYESORE
0
Turi ballkanik: kë takuan senatorët e SHBA-së në Tiranë; zbardhen të gjithë emrat, dërguari Wendt shmang Sali Berishën
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy senatorë amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, mbështetës të nismave legjislative për Ballkanin Perëndimor, po zhvillojnë një tur në disa vende të rajonit, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ata u takuan me Presidentin Bajram Begaj, drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë dhe përfaqësues të opozitës, përgjatë vizitave të shoqëruara nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në vend, Eric Wendt. Në fokus të turit ballkanik të senatorëve janë siguria, integriteti euroatlantik, bashkëpunimi me NATO-n dhe sundimi i ligjit.

Të shtunën, senatorët së bashku me ambasadorin Wendt takuan në zyrat e tyre kreun e SPAK, Klodjan Braho, dhe kreun e BKH, Joni Keta. Për ambasadorin Wendt, kjo ishte ndalesa e dytë në SPAK brenda pak ditësh, pasi ai zhvilloi takime me drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme menjëherë pas marrjes së detyrës në krye të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, çka, sipas njoftimeve, tregon se mbështetja e amerikanëve vazhdon të jetë ndaj Strukturës së Posaçme.

Gjatë takimit me Presidentin e Republikës, senatorët amerikanë dhe ambasadori Eric Wendt u vlerësuan me dekoratën e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës” për kontributin e tyre. Përveç takimeve me institucionalitetin e ri të drejtësisë, delegacioni zhvilloi edhe kontakte me përfaqësues të kampit opozitar. Në takimet me deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kason, u ngritën shqetësime për mënyrën e qeverisjes së vendit.

Diplomatët amerikanë takuan gjithashtu kreun e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, dhe deputeten Marjana Koçeku, e cila vepron si e pavarur pas largimit nga Partia Socialiste. Në takimet e tyre në Tiranë, senatorët dhe ambasadori Wendt shmangën takimin me kreun e opozitës, Sali Berisha. Pas përfundimit të takimeve në Shqipëri, dy senatorët amerikanë udhëtuan drejt Kosovës për t’u takuar me politikën e vendit fqinj.

Previous Post

Mikja ime Greta u nda nga jeta dje

Next Post

Turi ballkanik: kë takuan senatorët e SHBA-së në Tiranë, zbardhen të gjithë emrat; ambasadori Wendt shmang Sali Berishën

Next Post
Turi ballkanik: kë takuan senatorët e SHBA-së në Tiranë; zbardhen të gjithë emrat, dërguari Wendt shmang Sali Berishën

Turi ballkanik: kë takuan senatorët e SHBA-së në Tiranë, zbardhen të gjithë emrat; ambasadori Wendt shmang Sali Berishën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al