Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Trupa të djegur…njerëzit shkelën mbi mua”/ Të mbijetuarit e tragjedisë në Koçan tregojnë momentet e tmerrit pas rënies së zjarrit

Editor by Editor
March 16, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
“Trupa të djegur…njerëzit shkelën mbi mua”/ Të mbijetuarit e tragjedisë në Koçan tregojnë momentet e tmerrit pas rënies së zjarrit
0
SHARES
46
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Situatë e tensionuar në oborrin e spitalit të Koçanit, ku familjarët me çdo kusht kërkojnë që t’i marrin kufomat e të afërmve të tyre që kanë humbur jetën në aksidentin tragjik në diskotekën “Puls”, shkruan Alsat.

Dhimbje, trishtim, frikë dhe lot në sytë e familjarëve që prisnin në oborrin e spitalit për të marrë informacione për gjendjen shëndetësore të të afërmve të tyre. Në mesin e tyre, janë dhe të mbijetuar të zjarrit, që flasin për tmerrin e përjetuar.

“Të gjithë filluan të vrapojnë drejt daljes. Të gjithë shihnin si ta shpëtojnë jetën. Askush nuk ishte i vetëdijshëm, trupa të djegur. Të gjithë ishin nën stres. Motra ime ka humbur, nuk mund ta gjejmë në asnjë spital…. Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe njerëzit shkelën mbi mua”, tha një e mbijetuar.

“Ndodhi me shpejtësi, nuk e mbaj mend si u lëndova dhe si arrita deri në spital.. Kam djegie në kokë dhe nëpër duar.

A tërhoqët dikën me vete? A ndihmuat apo ju ndihmuan?

Asgjë nuk mbaj mend, vetëm e di se një zjarrfikës më tërhoqi dhe më tej asgjë më nuk di.

-A e dini se në /farë kohe ka ndodhur?

-Mendoj se rreth orës 3 e gjysmë, ashtu disi, gjithçka ndodhi me shpejtësi.

A jeni të lënduar nga turmat apo nga djegiet?

Jo, nga djegiet”, u shpreh një i mbijetuar.

Qytetarët dhe të afërmit shprehen të tmerruar nga kjo fatkeqësi.

“E gjithë Maqedonia është në mërzi, jo vetëm Maqedonia, ngushëllime japin nga të gjitha shtetet. Kjo është tragjedi shumë e madhe, për Koçanin, por edhe për të gjithë rrethinën, ka pasur edhe nga Dellçeva, Vinica, nga fshatrat e Koçanit. Babai ishte tani pak më parë para spitalit, nuk kishin fëmijë për shumë vite”, tha një familjar.

“I biri i një mikut tim punonte sigurim, u helmua me monoksid, merrte pjesë në tërheqjen, thotë se ishte e tmerrshme, do të ju lutem kaq, nuk mundem më tepër”, u shpreh një familjar.

Ndihmë ofroi edhe Kryqi i Kuq. Kryetari, Sait Saiti tha se aktualisht nuk ka nevojë për dhurim të gjakut për pacientët.

“Sa i përket gjakut, për momentin nuk kemi nevojë,  rezervat e sistemit shëndetësorë janë të mjaftueshme, nëse ka nevojë eventualisht këtu jemi. Mirëpo për momentin nuk ka nevojë të mobilizohemi për një aktivitet të tillë”, tha Sait Sati, Kryqi i Kuq.

Nga Kryqi i Kuq thonë se në terren do të mbeten edhe në ditët në vazhdim.

Previous Post

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën këmbësori

Next Post

Aksidenti në Pogradec/ Përplasi për vdekje këmbësorin, shoferi braktisi mjetin, hoqi targat dhe u arratis!

Next Post
Aksidenti në Pogradec/ Përplasi për vdekje këmbësorin, shoferi braktisi mjetin, hoqi targat dhe u arratis!

Aksidenti në Pogradec/ Përplasi për vdekje këmbësorin, shoferi braktisi mjetin, hoqi targat dhe u arratis!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al