Friday, June 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Trump rikthen qymyrin: 700 milionë dollarë për minierat, presidenti amerikan – një burim energjie i pastër

timoni.al by timoni.al
June 5, 2026
in Lajmi Fundit
0
Trump rikthen qymyrin: 700 milionë dollarë për minierat, presidenti amerikan – një burim energjie i pastër
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi një paketë investimi prej 700 milionë dollarësh për industrinë amerikane të qymyrit, me qëllim mbështetjen e minierave ekzistuese dhe ndërtimin e dy termocentraleve të reja me bazë qymyrin. Gjatë një konference për shtyp, ai bëri të ditur se investimi do të përfshijë dhjetëra miniera e termocentrale, të vendosura kryesisht në shtetet që e mbështetën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Në fjalën e tij ai theksoi rëndësinë e qymyrit dhe detajoi objektivat e paketës: “Qymyri është një burim energjie të pastër. Si rezultat i investimit prej 700 milionë dollarësh që po njoftoj sot, ne do të mbrojmë 14 termocentrale me qymyr dhe 42 miniera qymyrguri, një numër ky i jashtëzakonshëm, dhe do të ndërtojmë dy termocentrale të reja me qymyr si dhe një terminal të madh eksporti. Ne po eksportojmë qymyr, që është një biznes vërtet i madh, dhe kjo është një energji reale”.

Sipas presidentit, fondet do të mundësojnë modernizimin e infrastrukturës ekzistuese, zgjatjen e jetëgjatësisë së saj për dekada dhe garantimin e furnizimit me energji të besueshme me kosto të ulët për qytetarët amerikanë. Ai gjithashtu tha se një pjesë e investimit do të përdoret për ndërtimin e një terminali të madh eksporti të qymyrit në Oakland, Kaliforni, me synimin për të forcuar pozicionin e SHBA-së në tregjet ndërkombëtare.

Plani rrahu menjëherë reagime të ashpra nga demokratët dhe organizatat mjedisore. Koalicioni për Energjinë dhe Mjedisin e Qëndrueshëm, që përfaqëson rreth 100 ligjvënës demokratë, akuzoi administratën Trump se po favorizon industrinë e qymyrit në dëm të interesit publik. Njoftimi dhe qëllimet e paketës së investimit pasqyrojnë një përpjekje të administratës për të ringjallur dhe mbështetur sektorin e qymyrit në Shtetet e Bashkuara përmes financimeve, modernizimit dhe zgjerimit të kapaciteteve eksportuese.

Previous Post

Real Madrid: Kandidati për president Riquelme këmbëngul se marrëveshja është në kantier që nga 2021

Next Post

Janë afër synimit, Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE

Next Post
Janë afër synimit, Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE

Janë afër synimit, Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al